Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lihen ne burg nene e bir, vrane babane

Publikuar me : 29.07.2010 Ne : Kronike - 187 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Masa/ Luljeta Zeqaj kishte kerkuar vetem nje muaj me pare ne gjykate mbrojtje nga dhuna e bashkeshortit


FIER - Vendoset masat e arrestit burg pa afat ndaj nene e bir, te akuzuar per vrasjen e kryefamiljarit Ylli Zeqaj, 48 vjec, nga Fieri, ngjarje kjo e ndodhur me daten 23 korrik. Luljeta Zeqaj dhe djali i saj 16-vjecar akuzohen per vrasje te kryer ne bashkepunim. Pas ndalimit te tyre, djali ka pohuar vrasjen e babait ne prani edhe te nenes se tij.


Kete fakt e ka pohuar edhe kjo e fundit ne seancen e mases se vleresimit te sigurimit ne gjykaten e Fierit, te vetmin pohim qe ka dhene me goje para ardhjes se gjyqtarit, pasi me pas per te dy te pandehurit ka folur avokati i tyre Toto Avdia. Nderkohe, gjyqtari i kesaj ceshtjeje, Gentjan Hamitaj, ka vendosur mospranimin e gazetareve ne sallen e gjyqit.


Ne fjalen e tij avokati Avdia eshte shprehur per te akuzuaren Luljeta Zeqaj se arrestimi i saj eshte i paligjshem dhe kerkoi nje mase me te lehte sigurie, ndersa per 16-vjecarin tha se arrestimi eshte i ligjshem duke kerkuar edhe per masen e sigurise arrest shtepie, nisur kjo edhe nga mosha e tij.


Nderkohe, perfaqesuesi i akuzes, prokurori Çlirim Sino, deklaroi se Luljeta Zeqaj dhe i biri kane shkuar ne shtepine e tyre dhe kane debatuar me viktimen Ylli Zeqaj per nje ndarje muri.


Autoret e dyshuar te vrasjes nuk kane qene dakord qe te behej nje ndarje e tille dhe ky ka qene burimi i konfliktit.


Mesohet se 48-vjecari ka nxjerre nje thike duke i kercenuar ata. Por kjo ka irrituar me shume djalin e tij 16-vjecar, i cili ka qelluar me thike disa here ne trupin e babait derisa ai ka dhene shpirt ne dyshemene e dhomes.


Nuk ishte here e pare qe ne kete familje nga ana e viktimes krijoheshin skena grindjeje deri edhe ne rrahje te Luljetes. Sipas prokurorit, gruaja ka nje shenje thike ne dore, per te cilen ende po hetohet se si eshte bere.


Mesohet se 45-vjecarja para se te ndodhte vrasja kishte kerkuar ne Gjykaten e Fierit nje leshim urdhri per mbrojtjen e saj. Kjo kerkese me nje vendim nr.1443, date 23.06.2010 eshte refuzuar nga gjykata per mungese faktesh dhe provash.


Gjithsesi, pas kerkeses se prokurorit i cili kerkoi per te dy te pandehurit arrestin ne burg, si dhe te avokatit qe kerkoi mase me te lehte sigurie, nga ana e gjyqtarit te gatshem eshte vendosur pranimi i kerkeses se organit te akuzes ndersa per 16-vjecarin atvrases pritet qe ceshtja ti delegohet gjykates se te miturve. K.Thanasi

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 64 here.
Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioniDhune seksuale ndaj nje te miture, foto arkiv Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg pasi e përdhunuan dhe e nxorën në rrugë një vajzë rumune që të prostituonte. Vajza ngriti i denoncoi  shqiptarët duke i futur në burg për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturave. Ngjarja daton rreth 2 vjet më parë në Sansepolcro, ku ajo një 17-vjeçare nga Rumania e sapombërritur në Itali, merret dhe mbyllet në një dhomë ku dy shqiptarë e mbajnë të mbyllur dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit