Ekspozita Rrugetime paralele e Lin Delise hapet me 3 qershor ne Muzeun Historik Kombetar. Hera e pare ne atdhe me nje seri antologjike ne pikture
Ka 16 vjet qe Lin Delija nuk jeton me dhe prania e tij eshte po aq e dukshme sa e nje te gjalli. Dikush qe e kishte njohur nga afer ka treguar se si pas vdekjes ka shperthyer interesi per vepren e Delise, nga koleksioniste, manaxhere arti, qe tani kane perballe tablo qe sdihet ne ccepe ishin futur dhe qe mund te jene shitur dikur per nje piate supe a per nje pale kepuce. Keta teveqele nuk kane blere nje tablo prej tij sa ishte gjalle.
Pasi nderroi jete ne Rome me 9 prill 1994, u krijua nje muze ne Androdoko dhe nje shoqate me emrin e tij. Galerise Kombetare ne Tirane iu dhuruan 27 vepra te tij qe nuk jane ekspozuar ndonjehere.
Se fundi, me 24 maj, Presidenti i Republikes i akordoi titullin Nderi i Kombit dhe ne mjediset e presidences u hap per tri dite nje ekspozite me vepra te Delise. Me 3 qershor ne Muzeun Historik Kombetar eshte hera e pare qe Delija vjen thjesht si artist me nje ekspozite antologjike, organizuar nga Shoqata Kulturore Lin Delija dhe Art-Union Albania.
Me pak fjale, thuhet se Lin Delija u lind ne Shkoder me 3 shkurt 1926 nga prinderit Mark Delija e Luce Zefi. Ne moshen 10-vjecare hyn ne kolegjin franceskan Illyricum ne Shkoder, dhe ketu njihet me at Kabashin, piktor dekorativ, i cili i jep nje dore Linit me pikturen.
Me mbarimin e Luftes se Dyte Boterore, bashke me shume te rinj thirret ushtar. Ishte 19 vjec kur me kater miq dezerton dhe arratisen drejt Jugosllavise. Lini shkon ne Titograd (Podgorica e sotme), ku deklaron se eshte piktor dhe studion ne nje shkolle artistike.
Qeveria e Malit te Zi i jep nje burse studimi kurse ai shkon ne Zagabria ku mikpritet nga nje kuvend murgeshash dhe ne kete qytet frekuentoi per gati gjashte vjet Akademine e Arteve te Bukura. Ndersa i ati vdes e ema nuk ka per ta pare me kurre te birin.
Pas kesaj ai mberrin ne Itali ku takohet me te tjere te ikur nga Shqiperia, mes tyre edhe me profesor Ernest Koliqin. Por nje nga pervojat themelore per krijimtarine e ardhshme te Lin Delise ishte njohja e tij me Monsinjor Luigi Stefani kapelan i Vellazerise se Meshires ne Firence.
At Stefani ishte nga Zara dhe ne Firence kishte krijuar Galleria dello Sprone. Lini behet nje nga nxenesit e tij.
Kur erdhi ne Antrodoko, ishte 34 vjec, nuk kishte as mjeker, as mustaqe, dhe ketu punon pjesen me te madhe te kohes.
Prej kendej u nis neper vise te ndryshme te Italise per te eksploruar me artin e tij dhe per te bere te njohur ate qe quhej Piktura e Shenjte. Sot ne Musei Vaticani atij i eshte kushtuar nje kend... Ne vitin 1991, kur ne Shqiperi bie regjimi, vellai i tij Ndok Delija me ne fund mberrin ne Itali. Nje vit me pas eshte Lini qe prek atdheun pas 46 vjetesh qyshse ishte arratisur.
Varrin e ka ne Antrodoko, Shkodra e tij e dyte, qytet qe e ka prezantuar me tablote e tij ne shume galeri. Prej vitit 2004 aty eshte hapur muzeu Lin Delija-Carlo Cesi. Cesi, nje piktor italian afreskesh, i 600-es, te cilin do ta nxirrte nga harresa me studimin dhe reastaurimin e veprave, Delija. Muzeu permban rreth njeqind vepra qe jane mbledhur nga familje dhe miq te artistit.
Veprat e Lin Delise jane te shperndara neper bote. Ka nje koleksion qe piktori ia fali Qendres se Katolikeve shqiptare ne Mergim te drejtuar nga Ate Danjel Gjecaj, dhe qe sot i perket Provinces Franceskane shqiptare.
Nder dhurimet qe Armando Nicoletti, mik i Delise i cili drejton prej vitit 2005 Shoqaten Kulturore Lin Delija dhe qe prej tre vitesh ka punuar per ekspoziten e 3 qershorit i ka dhuruar Portretin e Gjergj Fishtes (1979), Katedrales Our Lady of Albanians ne Detroit, dhe tablone Portret vajze, e pikturuar gjate vitit 1968, dhuruar Presidentit te Republikes se Shqiperise me 2009, sot pjese e fondit te ekspozuar ne Presidencen shqiptare.
Me 3 qershor ora 18.00 behet hapja dhe prezantimi tematik i ekspozites.
Me pas mbahet tryeza e rrumbullaket Lin Delija Rrugetime paralele dhe promovohet katalogu i pikturave i pajisur me shenime honorifike nga Presidenti i Republikes, nga miq te artistit dhe nga kritike arti. Nje prej tyre, shenim i Guerrino Matteit Neorealizmi ndermjet trashendences dhe se vertetes, po e botojme sot. Hylli i Drites i kushton nje speciale Lin Delise ne numrin e ardhshem, te cilit po i prijme me shenimin e Matteit.
Kuratoret premtojne nje ekspozite ku rindertohet krijimtaria e gjere e Delise, e lidhur ngushte me ngjarjet politike te tokes se tij amtare, po edhe me jeten ne te gjitha shfaqjet e saj shprehur ne copeza nga Ungjilli, peizazhe, portrete dhe nature morte.
Antonela Mucit, drejtore e Muzeut Lin Delija - Carlo Cesi
Ne Itali, artistet qe vinin nga Scuola romana u drejtuan nga zgjidhjet abstrakte. Dolen kerkimet e grupeve te ndryshme si Fronte Nuovo dele Arti, Forma Uno, Mac, I nucleari ndersa afirmoheshin individualitetet e disa mjeshterve te afte qe me reflektimet e tyre te ndikonin thellesisht ne ate histori arti qe ne fund te fundit eshte edhe vete historia e njerezimit.
Lin Delija nuk u bashkua me asnje prej ketyre rrymave artistike, nuk u ndal tek ambientet e amullta te manierizmave te vonuar, e as nuk e futen ne valle ato eksperimentimet me te cuditshme te kohes.
Ajo e tija ishte nje rruge e brendshme e nevojshme, mbeshtetur tek mendimi dhe veprimi qe nuk ndjekin modat, qe nuk joshen nga kerkesat e tregut, qe nuk perpiqen te bejne per vete mendimin e kritikes militante te epokes. Delija ne sy dhe ne zemer ka token e vet, mergimin, dhimbjen dhe deshiren per te rifituar dinjitetin e vet dhe bashke me te, edhe ate te cdo njeriu.
Anna Dell Agata
Lini me kallzonte habine admiruese te mjeshterve te tij romane, Bartoli e Mafai; ne vecanti Bartoli, njohes i mire i tradites se piktures, nuk mbrrinte me kuptue se si nga nji panel i crregullt e, ne dukje jo i paster, mbrrinte me nxjerre bojna te njimendeta e te drejta e perzimje te cmueshme kumbuese.
Keshtu drita ngjyre ban me kendue petale e gjethe ne saksite e tij te luleve; shume kultivonte me dashuni ne rrethin e asaj tarrace magjike te Mentucias dhe ma pare ne qoshen e rruges Maneti, e lulet e thame te ruejtuna bashke me hurmat e specat djeges ne grumbullin e letrave e sendeve ne studion e vjeter te rruges Maneti, kumaket shperthyes ne te verdhe portokalli ne zbraztinen boje qielli te penxheres me kanata te vjetra te ndryshme.