Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lindja e nje feje ne Perendim

Publikuar me : 30.05.2011 Ne : Kulture - 217 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Islami ka kaluar perfundimisht ne Perendim. Jo ne formen e nje pushtimi, as te nderrimit masiv te fese, por nepermjet nje zhvendosjeje vullnetare te popullsive myslimane, e cila vjen ne Perendim per te kerkuar pune ose kushte me te mira jetese. Kjo gjendje ne pakice e islamit nuk eshte krejt e re, por sot ajo merr me shume rendesi, sepse globalizimi po pershkon dhe vete hapesiren tradicionale myslimane.


Ne nje kohe kur kufijte mes qyteterimeve te medha po fshihen, shohim te shfaqen teori dhe levizje qe synojne pikerisht tu rijapin jete fantazmave te tyre qe nga perplasja te dialogu i qyteterimeve, duke kaluar neper komunitarizmin ne te gjitha trajtat e tij, etnike ose fetare, duke vendosur kesisoj kufij te rinj, qe skane kurrfare lidhje me nje territor konkret. Ato nguliten ne mendjet, sjelljet dhe ligjerimet. Dhe me tu sajuar, per to nis lufta edhe me me shume egersi.


Ne kete kuptim, ceshtjet qe po shtrojme ketu nuk jane mirefilli vetem te islamit. Ato mund ti formulonim keshtu rishpikja e nje komuniteti fetar ideal, qe bazohet vetem mbi ushtrimin e besimit dhe perkushtimin vetjak, duke perjashtuar keshtu traditat dhe kulturat specifike qe lidhen me nje vend apo hapesire te caktuar gjeografike; krijimi i nje fetarie qe shihet si nje menyre realizimi te vetes; pranimi teresor dhe brutal i nje jete qe bazohet vetem mbi praktiken fetare; perceptim i grupit te vet fetar si nje pakice e kercenuar prej nje mjedisi armiqesor (qofte kur eshte fjala per fe te tjera, apo te mungeses se fese); kerkesa ndaj shteteve te ndryshme per te njohur identitetin e nje komuniteti fetar si te tille, edhe kur ky perben shumicen; kerkesa per ta gjetur kuptimin te nje rikthim ne bazat e Zbuleses, duke shmangur keshtu filozofine, kulturen dhe historine; dhe, se fundi, parja e fetarise vetjake dhe e besimit (atij te born again) si nje e vertete absolute, duke iu kundervene dijeve mondane.


Te gjitha keto i gjen sot edhe te krishterimi. Objekti i ketij libri eshte pikerisht te studioje transversalitetin e formave te evoluimit te islamit bashkekohor sesi, duke u nisur nga nje Zbulese dhe nje histori vetjake, islami pershkohet prej prirjeve qe i gjen dhe ne fete e tjera te medha? Eshte i njejti transversalitet qe shtrihet edhe ne format e dhunes se radikaleve islamike qe jane me shume shprehje e nje kundershtimi anti-imperialiste sesa e ndonje tradite fetare.


Riislamizimi i mjedisit nuk eshte aspak vetem nje proteste identitare (sic thuhet kur behet fjale per efektet qe ka patur konflikti izraelo-palestinez ne opinionin e myslimaneve te Frances), as ndonje sinteze qe ben te mundur te pajtohen se bashku besnikeria ndaj origjines, moderniteti dhe autonomia individuale (sic deshmohet ne ceshtjen e perces). Ai eshte edhe pjese perberese e nje procesi akulturimi, domethene zhdukje e kulturave te origjines ne dobi te nje forme oksidentalizimi.


Riislamizimi shoqeron kete proces akulturimi, aq me teper kur ne te vertete, me shume sesa nje menyre reagim ndaj tij, ai ofron nje mundesi per te jetuar e per tu pershtatur me te.


Riislamizimi eshte vetedija se identiteti mysliman, deri ketu i konsideruar thjesht si vetvetiu i kuptueshem, sepse ishte pjese e nje teresie kulturore te trasheguar, nuk mund te mbijetoje po su riformulua shkoqur, jashte cdo konteksti kulturor specifik, qofte ky europian ose lindor. Ai eshte i lidhur me vullnetin per te percaktuar nje islam universal, pertej kulturave specifike, brishtesia dhe karakteri historik i te cilave befas jane bere te qarta.


Sigurisht, epoka e arte e qyteterimit arabo-mysliman mbetet e vleresuar ne te kundert me periudhen koloniale por kjo nostalgji supozon se ka pasur dekadence. Ehat eent erong?, sic thote titulli i nje libri te Bernard Leeis-it - Çka nuk eci? Perse me e mira e feve eshte sot pasuri e popujve dikur masivisht te kolonizuar dhe sot rregullisht te poshteruar, sa prej epersise ushtarake te kundershtareve te tyre (nga Palestina tek Iraku) aq edhe nga autoritarizmi dhe paaftesia e regjimeve te tyre politike?


Perse Islami eshte ne Europe feja mbizoteruese ne hapesirat ku ka perjashtim social? Ligjerimet nostalgjike, qe sjellin ndermend epoken e arte te islamit te kalifeve, nuk ofrojne asnje shpjegim, ne mos ate te komplotit (kolonial apo sionist) aq me teper qe ky qyteterim klasik arabo-mysliman nuk eshte tamam nje kulture origjine, por nje rindertim pak mitik dhe ndonjehere shkollor.


Sot shohim pra nje vullnet per te bere tabula rasa dhe per kete ligjerimi i fondamentalizmit perben nje instrument te shkelqyer ai refuzon te kaluaren, tejkalon ndarjet bashkekohore dhe propozon nje model universal qe shkon ne kahen e akulturimit te pergjithshem te shoqerive aktuale.


Zhvendosja shpreh me shume nje kerkim te universales sesa nostalgjine per nje vend ose nje shoqeri qe sidoqofte, nuk jane modele pozitive (si Algjeria ose Pakistani sot), nga te cilet largohen per te gjetur nje jete me te mire ne Europe ose ne Amerike.
Si ti lidhesh se bashku merine ndaj Amerikes dhe radhet perpara konsullatave amerikane per te marre nje vize?


Ky kerkim universaliteti behet kunder kultures se origjines, por edhe kunder kultures perendimore, qe perpiqen ta sjellin edhe ate ne nje rast historik specifik. Kritika ndaj metimeve te qyteterimit europian te Iluminizmit se eshte universal (sidomos per perkufizimin e te drejtave te njeriut) eshte dicka qe e gjen shpesh tek intelektualet e sotem myslimane, sic gjen dhe distancimin ndaj kulturave specifike te historise arabo-myslimane, qe nuk duan ti ngaterrojne me mesazhin kuranik.


Islami ne Europe jepet njeheresh si i pamisheruar ne pikepamje kulturore dhe sociale, domethene qe nuk pranon te jete nje fe etnike dhe shprehje e nje kulture te importuar, cka do te ishte ne kunderthenie me mesazhin e tij te universalitetit. Myslimanet ushtrues te fese nuk duan te percaktohen si arabe, turq apo pakistaneze, por si myslimane duke iu shmangur me kete edhe diferencimit social dhe ekonomik, qe njeheresh i ndan ndermjet tyre dhe i vecon nga pjesa tjeter e shoqerise. Por, duke e bere kete, ata shtrojne nga ana e vet pyetjen e theket qe i ka munduar antropologet dhe historianet perendimore a ka nje thelb te islamit pertej misherimeve te tij kulturore?


Perktheu nga frengjishtja Aleko Minga


Autori
Olivier Roy (1949), qe vjen ne botimet shqip nga IDK, Tirane 2011, me te paren veper ne fushen e politologjise Globalizmi i Islamit, eshte ndoshta shkrimtari me provokues dhe me novator sot per islamizmin. Me perhapjen e islamit ne mbare boten, eshte bere veshtiresisht e dallueshme lidhja qe bashkon nje fe me nje shoqeri a territor te caktuar. Sduhet harruar se sot, kryesisht ne saje te emigracionit, pothuajse nje e treta e gjithe myslimaneve jetojne ne vende ku ata perbejne nje pakice. Sic na shpjegon O.Roy, sot ne boten myslimane verehet nje skizme mes levizjeve tradicionale myslimane, nga njera ane, dhe militanteve rrenjedale, te cilet rreken te krijojne nje umma (apo bashkesi myslimane) imagjinare, qe ska lidhje me ndonje shoqeri apo territor te caktuar, nga ana tjeter. Olivier Roy sjell nje tablo te detajuar te universit kompleks te levizjeve te shumta ekzistuese islamike.
I njohur si nje nder autoritetet me me emer ne bote per Islamin politik, si dhe Lindjen e Mesme, Olivier Roy eshte aktualisht drejtor i studimeve i Shkolles se Studimeve te Larta ne Shkencat Sociale, ne Paris.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit