Publikuar me : 21.07.2011 Ne :
Politike - 143 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Drejtori i Gjendjes Civile, Armand Teliti dorëzoi sot në Prokurori padinë për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçit. Ky i fundit pak kohë më parë kishte akuzuar Telitin për manipulim me listat zgjedhore.
Në një prononcim për mediat, pas dorëzimit të padisë në Prokurori, Teliti theksoi se akuzat e Ruçit ndaj tij janë të pabaza dhe shpifje. “Ruçi nuk mund të ngushëllojë të pa ngushëllueshim për humbjen e Tiranës duke bërë tellallin. Uroj, që kjo padi të ndërgjegjësojë zotin Ruçi, që të mos bëhet më gazi i botës nëpër ekrane. Unë kam shumë besim tek drejtësia”, u shpreh Teliti, për të shtuar se ka ardhur koha t`i jepet fund tellalleve.
Pak ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka deklaruar se në listat e zgjedhësve në Tiranë, janë importuar mbi 40 mijë zgjedhës.