Ilir Meta jo vetëm që ka hedhur poshtë sërish faktin se njihet personalisht me sekserin italian, Lavitola, por gjatë ditës së sotme ka thënë se do të hedhë në gjyq gazetën italiane, “La Reppublica”, pasi sipas Metës, ka shpifur për të, ndërkohë që ka publikuar një intervistë, që Meta thotë se nuk e ka dhënë kurrë.
Meta është shprehur i shqetësuar edhe për fatin e Fratinit, duke thënë se media të ndyshme po përpiqen që ta dëmtojnë atë, me anë të shpifjeve.
“Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë intervistë për La Reppublica. Kjo gazetë ka shpifur ndaj zotit Ilir Meta. Për këtë arsye, zoti Meta do ta hedhë në gjyq këtë gazetë.
Makinacionet dhe fabrikimet e segmenteve të caktuara për të manipuluar të vërtetën, me qëllim dëmtimin e figurës së z. Frattini, janë të papranueshme për z. Meta, pasi z. Frattini ka dhënë një kontribut të vecantë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, duke qenë njëkohësisht arkitekt i Udhërrëfyesit të këtij procesi të rëndësishëm.
Ndaj, z.Meta ndjehet i detyruar ta ndjekë gazetën La Republica ligjërisht për shpifje ndaj personit të tij, pranë gjykatave italiane”, ka thënë sekretari i LSI-së, Ardit Çela.
“Me këtë rast dua të konfirmoj edhe një herë, në emër të z. Meta se drejtuesi i gazetës L’Avanti, z. Lavitola, të cilin sikurse ka deklaruar më parë, z. Meta e njeh prej kohësh si përfaqësues të medias italiane, ka qenë i pranishëm në një konferencë shtypi gjatë vizitës zyrtare të z. Meta në Romë, ashtu si edhe shumë gazetarë të tjerë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me z. Frattini, është përshëndetur me z. Lavitola, ashtu si me shumë gazetarë të tjerë italianë dhe shqiptarë, në hollin e ambjenteve të konferencës”, vazhdoi ai.
Sipas LSI-së, “tashmë është e qartë për opinionin publik, në të dy anët e Adriatikut, se biznesi i përgjimeve është bërë gjithnjë e më fitimprurës për qarqe të caktuara”.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment !
Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine :
Politike - Lexuar : 65 here. Kryeministri, Sali Berisha
Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin.
Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »