Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Luan Rama Te kontrollojme punen e ministrave tane

Publikuar me : 30.07.2011 Ne : Politike - 167 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Luan Rama


Lëvizja Socialiste për Integrim i është bashkuar zërave që kërkojnë reformë zgjedhore duke nisur me ndryshimin e Kodit Elektoral. Kreu i kësaj force, Ilir Meta është shprehur dje se “Zgjedhjet nxorën në pah rëndësinë e nisjes së një reforme zgjedhore, e cila t’i japë zgjidhje edhe qartësi çdo lloj problemi apo shqetësimi që lindi pikërisht nga bërja në mënyrë të nxituar e Kodit Zgjedhor disa vite më parë. Reforma zgjedhore duhet të ishte zhvilluar menjëherë pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2009. Është e rëndësishme që reforma zgjedhore dhe ndryshimet të cilat kërkohen edhe nga partnerët ndërkombëtarë të mos mbetet përsëri për minutat e fundit”. Këto vlerësime ai i ka bërë gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së. Në lidhje me ndryshimet kushtetuese që kërkohen nga opozita, Meta është shprehur se ajo është një çështje që nuk duhet të përzihet me reformën zgjedhore. Ai ka lënë të kuptohet se ndryshimet në Kod janë emergjente ndërsa ndryshimet në Kushtetutë mund të bëhen edhe në një moment tjetër, ose nuk mund të bëhen fare. “Kushtetuta është ligj themeltar i një shtetit dhe nuk mund të ndryshohet sa herë që ndryshon pozicion politik i një individi apo qoftë edhe i një force politike apo disa të tjerave. Apo qoftë edhe gjithë forcat politike. Kushtetuta është e të gjithë qytetarëve shqiptarë, është bërë me referendum dhe natyrisht çdo proces rishikimi duhet bërë në mënyrë transparente, duhet të ketë kohën e tij dhe nuk duhet të realizohet nën presionet politike të interesave të çastit”,- tha Meta.

Luan Rama

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm, Luan Rama ka kërkuar një rotacion brenda posteve ministrore që ka LSI në kabinetin qeveritar. Bazuar në një praktikë të vjetër të LSI-së ku deputetë kanë dhënë dorëheqjen pas dy viteve për ti hapur rrugë personave të tjerë që ishin poshtë listës, Rama ka kërkuar analizë dhe ndryshim. “Është një realitet që duhet ndryshuar. Duhet ndryshuar dhe kuruar me maturi, me kujdes, por me vendosmëri. Natyrisht që ne nuk e kemi luksin të largojmë ndokënd, por gjithashtu nuk mund të vazhdojmë të eksperimentojmë më tej në dëm të interesave të LSI-së”,- tha Luan Rama. Këtë gjë ai e ka lidhur me ministrat e LSI-së në qeveri dhe ka kërkuar të bëhet një bilanc i punës së gjithsecilit dhe aty ku konstatohen probleme, të bëhen ndryshimet përkatëse. “Interesat e LSI-së janë dominante përballë interesave të secilit prej nesh dhe na imponojnë tani, sepse nesër do të jetë shumë vonë të ridimensionojmë fokusin e vlerësimit për performancën qeverisëse të LSI-së në të gjitha nivelet. Dy vjet janë të mjaftueshëm për të bërë një bilanc realist të gjithë çfarë kemi bërë, me qëllim që të ndërhyjmë për të korrigjuar dhe për të përmirësuar cilësinë e përfaqësimit dhe të produktit qeverisës”,- tha Luan Rama.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit