Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Luftar Paja Mos guxoni te levizni lapidarin e 11 keshilltareve te Hekalit

Publikuar me : 30.05.2011 Ne : Kulture - 263 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ditet e fundit ne shtypin e perditshem ka zene vend edhe problemi i zhvendosjes se lapidarit te 11 keshilltareve te Hekalit i cili ndodhet ne Gorishove ne vendin ku jane pushkatuar 11 deshmore pjesmarres ne Luften Naional Çlirimtare. Duhet theksuar se per ta eshte bere dhe nje film nga Kinostudio Shiperia e re, nje film i cili nga kritika ka marre vleresime maksimale.


Ne kete film kane luajtur dhe dy Artiste te Popullit, i madhi Kadri Roshi dhe Luftar Paja. Njekohesisht tashme dihet se aktori Paja eshte pikerisht nga fshati ku jane pushkatuar keshilltaret (Gorishove). Problemi i zhvendosjes se lapidarit eshte bere mbi bazen e nje kerkese qe kane bere pronaret e tokes, prane drejtuesve te pushtetit vendor ku kerkojne zhvendosjen e lapidarit nga vendi egzistues. Ne morem nje prononcim nga z. Paja, pasi emri i tij eshte permendur ne nje te perditshme per mendimin e tij ne lidhje me kete ceshtje


-Kohet e fundit nga shtypi perditshem eshte folur per zhvendosjen e lapidarit te 11 keshilltareve te Hekalit nga vendi qe eshte sot. Jeni ne dijeni per kete ceshtje dhe cili eshte mendimi juaj per kete zhvendosje?


Se pari dua te them se lapidari i 11 keshilltareve te Hekalit as duhet te mendohet te levizet nga vendi. Se dyti ata jane pushkatuar 30 meter me poshte nga ku eshte lapidari (dhe jo 300 m se sa thuhet ne gazeta te ndryshme) per asrye se ai pozicion eshte me i pershtatshem, me i dukshem, me i larte me me sy per vizitoret. Ende ne vendin ku jane pushkatuar jane gjurmet e plumbave te pushkatimit. Une jam ne dijeni te kesaj ceshtjeje dhe me vjen keq se disa here shtremberohet e verteta.


Ku deformohet kjo e vertete?


Dua te theksoj se une nuk jam prononcuar fare per kete ceshtje. Por di se (duke shkuar vazhdimisht ne fshat) banoret e fshatit tim as qe jane ne dijeni te kesaj ceshtje dhe sdo te pranonin kete levizje.


Pse jeni kaq te bindur se nuk e duan kete levizje?


Pasi e njoh mire psikologjine e fshatareve te mi. Ata jan patriote, jane atdhetare, pjesemarres ne lufte dhe e kane mirembajtur si askush kete lapidar. Une te pakten do te kisha degjuar dicka mbi kete teme. Ana tjeter, duam sduam ne, ate vend ku eshte ngritur lapidari, deshmoret e Hekalit e kane vaditur me gjakun e tyre, me sakrificen me sublime duke dhene dhe jeten per clirimin e atdheut. Ai lapidar eshte me themele gjaku, dhe te tilla themele ska burre qe mund ti levize. Pa ate lapidar Gorishova do te duket e zbehte pa lavdi, pa madheshti.


Ju keni luajtur dhe nje nga rolet kryesore te filmit Keshilltaret e Hekalit..


Ai mbetet dhe sot nje nga filmat me te bukur te jetes sime. Kete nuk e them vetem une por e ka thene kritika, e thone dhe sot regjisore apo populli qe sa here e shikon na pershendet rruges plot respekt. Keshilltaret duam apo sduam ne, kane hyre ne histori. Ata me luften e tyre bene epope. Realizimi i atij filmi eshte bere me shume veshtiresi, duke vepruar ne kushtet e nje lufte te vertete. Ndihem i vleresuar qe kam luajtur ne ate film. Ndihem krenar qe kam nje nder rolet kryesore. Keshilltaret e Hekalit kane lapidarin e tyre por jane perjetesuar edhe ne film. Pra jane dy here te pavdekshem.


Kushdo qe pergojon, tenton, apo perhap fjale per zhvendosjan e lapidarit eshte dashakeqas, eshte manipulator. Kjo zhvendosje (e theksoj) nuk eshte deshire, as kerkese e banoreve te Gorishoves, por kerkese e ish-kolaboracionisteve e pinjolleve dhe servileve te ish-okupatoreve. Une ju bej thirrje atyre individeve qe perhapin lajme te tille mos luani me 11 deshmoret e Hekalit. Gorishova sot ka probleme te tjera. Lapidari i tyre eshte pavdekesia e tyre.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit