Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kronike - 56 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në Kurbin vritet me armë i shumëkërkuari Alfred Prendi, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë një përleshje me Forcat e RENE-as.
Këto të fundit gjatë një operacioni të kryer në fshatin Gurëz të rrethit Kurbin kanë vrarë 40-vjeçarin, gjatë shkëmbimit të zjarrit, teksa tentonte t’u shpëtonte.
Burime policore bëjnë me dije se viktima, me origjinë nga Luthi i Pukës, dyshohet si bashkëpunëtor në 10 ngjarje kriminale, për të cilat policia kishte nisur hetimet.