Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Luhaten temperaturat, fluks pacientesh ne spitale

Publikuar me : 19.05.2010 Ne : Sociale - 222 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Mjeket pohojne se ulja e menjehershme e temperaturave ka sjelle fluks pacientesh te pazakonte. Keshillat e mjekeve


Luhatjet e temperaturave kane sjelle fluks pacientesh ne spitale. Tekat e motit bene qe brenda dy ditesh ato te bien me dhjete grade njeheresh dhe kjo u reflektua menjehere tek problemet shendetesore, sidomos tek femijet dhe te moshuarit. Mjeket pohojne se kjo luhatje e madhe e temperaturave ka ndikuar ne nje vale te re viroze e pazakonte per kete periudhe.


E ndersa meteorologet pohojne se deri ne fund te javes do te kemi mot te paqendrueshem, mjeket japin keshilla se si te mbrohen ndaj luhatjeve te temperaturave.


Mjeket


Luhatjet e temperaturave gjate diteve te fundit kane sjelle fluks pacientesh ne spital. Temperature te larte, keputje trupore dhe diarre keto jane disa nga shqetesimet e femijeve, prej te cileve cdo dite paraqiten rreth 150 raste ne urgjencen e Pediatrise, ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza.


Mjeket shpjegojne arsyet e fluksit te pacienteve dhe japin keshilla se si duhet te mbrohen nga kjo situate. Koha ka qene e paqendrueshme dhe nenat, shpesh, nuk dine si te sillen me keto luhatje te temperaturave.


Shumica i veshin shume femijet edhe kur del koha me diell, ndersa nje pjese tjeter e prinderve neglizhojne dhe i lene femijet te veshur holle, kur koha freskon per shkak te shirave.


E rendesishme eshte qe nenat ti pershtaten kohes dhe ti mbajne femijet ne kushte sa me normale, - theksojne mjeket. Ndersa prinderit te shqetesuar pohojne se femijet e tyre po vuajne nga temperatura e larte dhe diarreja. Ka rreth 5 dite qe e kam djalin me diarre dhe temperature. Nuk e di se cfare ka saktesisht, pasi edhe mjeket nuk po me thone gje, - pohon njeri nga prinderit e pacienteve ne Pediatri.

Keshilla


Mjeket kerkojne qe njerezit te bejne kujdes ne menyren e te ushqyerit dhe te veshurit, ndersa ne rastin me te pare qe shohin perkeqesim te gjendjes shendetesore te paraqiten ne poliklinika. Te mbahet higjiene maksimale dhe kujdes nga konsumimi i produkteve ushqimore jo te garantuara.


Ky eshte apeli qe bejne mjeket pediater, duke theksuar se ne keto temperatura mikrobet jane te destinuara per tu zhvilluar sa me shume, pohojne mjeket, duke theksuar se vene re shume femije qe kane infeksione ne zorre per shkak te kequshqyerjes. Tashme rekomandohen vetem produkte te fresketa dhe te sigurta. Sipas mjekeve, femijet jane me te ekspozuarit ndaj ketyre infeksioneve, ndaj duhet kujdes maksimal.


Meteorologet Mot i paqendrueshem deri ne fundjave

Temperaturat e uleta do te jene prezent ne vendin tone deri ne fund te javes. Meteorologet shpjegojne se nje mase ajrore e ftohte qe ka prekur territorin tone ka ulur temperaturat, duke i bere ato jo normale per stinen dhe muajin ne te cilin ndodhemi. Ata thone se mbi rajonin tone ka pasur nje mase te ftohte ajri qe ka ulur temperaturat, ndersa ne malesite e Peshkopise dhe Kukesit kane rene reshje bore.


Moti gjate gjithe kesaj jave do te jete i fresket, ku temperaturat mund te arrijne deri ne 23 grade celsius, nderkohe qe pritet te kete nje rritje ne fundjave. Gjate dites se shtune ne oret e pasdites parashikohet te kete reshje shiu ne oret e pasdites, ndersa e diela premton mot me te mire, - pohojne meteorologet.


Pas stuhise se fundjaves, ne portet e vendit eshte rikthyer normaliteti. Si tragetet e linjes, ashtu dhe anijet tregtare po punojne normalisht. Vetem peshkarexhat nuk po lejohen te dalin ne det. E ndersa shirat pritet te reduktohen ndjeshem ne zonat e uleta dhe bregdet, temperaturat do te mbeten ne keto nivele.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 80 here.
Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine  Tani o bote me uro gjume te embelAurora Molla  Aurora Molla një nga viktimat e aksidentit tragjik të ditës së hënës është varrosur një ditë me vonesë, pasi prindërit kanë dashur të përmbushin amanetin e saj. Aurora e kishte ndjerë fatin e saj që e priste, dhe para se të largohej i kishte thënë së ëmës se do të vinte në shtëpi edhe e vdekur për të festuar ditëlindjen e të fejuarit të saj, Erjon Maxhari, më 23 maj. Ky i fundit nuk është përmbajtur në ceremoninë e varrimit, pasi i ka rënë...Lexo te gjithe artikullin »


» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit