|
Lumi Drino, mbytet nga plehrat
Publikuar me : 27.05.2011 Ne :
Shendeti - 499 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
GJIROKASTER- Ambientalistet japin serish alarmin e ndotjes se theksuar mjedisore ne nje gjatesi prej 10 kilometrash te shtratit te lumit Drino dhe paralajmerojne ashpersim te masave ndaj njesive te qeverisjes vendore dhe subjekteve private. Gjate viteve te fundit, pavaresisht apeleve te vazhdueshme nga specialiste te mjedisit apo biologe, asgje nuk ka ndryshuar dhe Drino vijon te ndotet.
Ndotja
Matjet dhe studimet e fundit te kryera nga specialistet e Agjencise Rajonale te Mjedisit ne Gjirokaster kane treguar se ne nje gjatesi prej 10 kilometrash, duke filluar nga komuna e Dropullit te Siperm ne kufi me Greqine e deri ne grykedherdhjen e tij, lumi Drino eshte mjaft i ndotur. Sipas koordinatorit te njesise teknike te ambientit, Ardi Naci, ndotja me e madhe vihet re tek Ura e Lumit, perreth ures Monument Kulture ne Lazarat dhe vecanerisht ne rrugen nacionale prane Parkut te Viroit.
Ndotja lidhet me faktin se komunat nuk kane percaktuar vendin e grumbullimit te mbetjeve urbane e inerte. Jane bere te gjitha evidentimet e kesaj ndotjeje ne komuna dhe pritet konstituimi i keshillave komunare per te komunikuar e zgjidhur problemet. Bashkia e Gjirokastres eshte gjobitur nga Agjencia Rajonale e Mjedisit per mosmenaxhimin e mbetjeve inerte dhe masat do te jene te ashpra ne vijim, ka theksuar Naci.
Ndotja e lumit eshte evidente qe prej rruges nacionale Tepelene- Kakavije, ku ne gjithe pjesen perreth mbizoterojne plastmaset dhe mbetjet e shumta te te gjitha llojeve.
Pak muaj me pare, biologet e departamentit te biologjise ne universitetin Eqrem Çabej pas nje studimi te kryer, deklaruan se shkalla e ndotjes se lumit Drino eshte ne nivelin maksimal, duke u konsideruar ne kete menyre nje vater e rrezikshme infeksioni.
Ne keto kushte keshillohet qe ujerat e lumit Drino te mos perdoren per peshkim dhe as per tu lare ne muajt e veres, pikerisht per shkak te ndotjes teper te larte. Per cdo dite, prej gati dy dekadash, ne ujerat e lumit Drino depozitohen gjithfarelloj mbetjesh, duke filluar nga kimikate, urbane, inerte, nderkohe qe per nje periudhe te gjate kohe ne shtratin e tij hidheshin edhe te gjitha mbetjet spitalore.
Kjo gje ka bere qe shkalla e ndotjes ne kete lume, arteria kryesore e lumit Vjose, te rritet ne menyre te vazhdueshme, nderkohe qe nga ana tjeter, sipas specialisteve, nderhyrjet pa kriter ne shtratin e tij, marrja e inerteve e hedhja e mbeturinave kane krijuar nje situate problematike edhe per floren e faunen, duke ndryshuar deri biodiversitetin e rajonit.
Lumi Drino ka nje gjatesi rreth 84.6 km dhe buron nga Greqia. Deget me kryesore i merr pasi hyn ne territorin shqiptar. Ne grykederdhje lumi i Drinos perfundon me nje kon te madh depozitimi, qe e ka detyruar shtratin e Vjoses te zhvendoset vazhdimisht nga e djathta. Ushqimi kryesor i Drinos jane shirat dhe ujerat nentokesore. Burimet me te medhenj e me te rendesishem te tij jane burimi i Libohoves, Viroi i Gjirokastres, Uji i Ftohte Tepelene, si dhe burimet e Leklit.
'
Komente

nga :
Koment publikuar ne daten 28.03.2012
nuk me pelqen qfar keni shkruar

nga :
Koment publikuar ne daten 28.03.2012
nuk me pelqen qfar keni shkruar

nga :
Koment publikuar ne daten 28.03.2012
|
Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine :
Shendeti - Lexuar : 612 here.
'
Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve.
Mengjesi
Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele
» Alergjite nga barnat, ja perse ndodhin
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|