Publikuar me : 01.10.2011 Ne :
Kronike - 24 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga policia e Lushnjës bëjnë të ditur se një 45-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme pasi është mbytur në një rezervuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në fshatin Germenj.
Sipas policisë 45-vjeçari Fatos Prendi ka shkuar për tu larë në rezervuarin e zonës i shoqëruar nga një tjetër person dhe nuk ka mundur të dalë nga uji.
Menjëherë ka ndërhyrë për t`i dhënë ndihmën e parë personi që e shoqëronte, i cili ka njoftuar edhe policinë, por gjithçka ka rezultuar e pasuksesshme.
Shkaku i vërtetë i vdekjes së 45-vjeçarit Prendi dyshohet se ka qenë një atak-kardiak, ndërsa po lahej në ujërat e rezervuarit.