Publikuar me : 09.10.2011 Ne :
Kronike - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga policia e Lushnjës bëjnë të ditur se janë arrestuar dy të rinj të cilët kanë qëlluar me armë në ajër.
Sipas policisë në pranga përfunduan shtetasit Sokol Kalemi 30 vjeç dhe Mitat Agalliu 28 vjeç pasi në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” qëlluan me automatik duke krijuar panik tek klientët e një lokali.
Burimet theksojnë se nuk ka të plagosur nga të shtënat por ende mbeten të paqarta rrethanat, të cilat i kanë çuar dy të rinjtë të qëllonin me armë.