Publikuar me : 22.12.2011 Ne :
Kronike - 76 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një dyqan pajisjesh elektronike është grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Lushnje.
Mësohet se tre persona të maskuar kanë thyer derën e dyqanit dhe janë futur në ambientet e tij, ku kanë marrë disa kompjutera dhe pajisje të tjera.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa nuk dihet ende vlera e materialeve të vjedhura.
Menjëherë pas denoncimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat mendohet se mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve të grabitjes.