Publikuar me : 18.12.2011 Ne :
Kronike - 62 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Flakë zjarri janë sinjalizuar pak minuta më parë në një apartament në qëndër të qytetit të Lushnjes. Sipas forcave të policisë të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes, mësohet se bëhet fjalë vetëm për dëme materiale, pasi në banesë nuk ndodhej asnjë person.
Zjarrëfikësit sapo janë sinjalizuar, janë drejtuar drejtë vendit të ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Mësohet se për të shuar flakët ata kanë shpërthyer derën e apartamentit ku ka rënë zjarri.