Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Kronike - 48 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti ndodhur në fshatin Erebare në Dibër. Duke i’u referuar të dhënave të policisë, mësohet se shtetasi Elvis Asllani, i cili është dhe shoferi, ka humbur drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga.
Në këtë ngjarje të rëndë, viktimë ka mbetur 30-vjeçari Robert Sala, i cili ishte dhe pasagjeri.
Gjëndja shëndetësore e drejtuesit të mjetit sipas bluzave të bardha paraqitet mjaftë kritike.
Policia ka shkuar në vendngjarje ku pritet të zbardhë plotësisht shkaqet e aksidentit.