Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Makinat qe nuk do te perfitojne nga heqja e doganes

Publikuar me : 12.07.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 183 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Të gjitha makinat me targa të huaja që qarkullojnë aktualisht në territorin e vendit nuk do të përfitojnë nga heqja e doganës. E njëjta gjë vlen edhe për ato automjete që futën në vend deri në hyrjen në fuqi të sistemit të ri të taksave për makinat, gjë e cila pritet të ndodhë vetëm në muajin shtator. Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj shfrytëzoi mbledhjen e djeshme të Këshillit Konsultativ të Biznesit ku i diskutuan edhe taksat e reja për makinat, për të shpjeguar diferencën midis ligjit për faljen, i cili parashikon përgjysmimin e doganës për makinat e futura deri në fund të vitit 2010 dhe heqjes së doganës për makinat, nga e cila përfitojnë vetëm ato automjete të cilat futen rishtazi në Shqipëri, pas shtatorit të këtij viti.

Me fjalë të tjera, ata që kanë futur makinat deri në fund të vitit 2010, duhet të paguajnë gjysmën e doganës duke përfituar faljen e gjysmës tjetër dhe nuk përfitojnë nga ligji i ri. Ndërsa, ata që kanë futur makinat gjatë periudhës Janar-Shtator 2011 (kur Ministria e Financave parashikon që ligji i ri të hyjë në fuqi), duhet të paguajnë doganën e plotë. Në këtë formë, ligji i ri nuk prek makinat me targa të huaja që qarkullojnë aktualisht në rrugët e Shqipërisë.

Nëse marrim të mirëqenë fillimin e aplikimit të taksave të reja të makinave në shtator të këtij viti, përllogaritet që për makina të hyra në vend brenda një periudhe kohore jo më të gjatë se 10 muaj, të vilen tre lloje të ndryshme taksash. Grupi i pare qytetarëve që prekën, ndoshta edhe më i madhi, janë ata që kanë futur makinat në vend para 31 dhjetorit të vitit 2010. Ligji për faljen u lejon të gjithë pronarëve të makinave me targa të huaja që kanë hyrë në vend para kësaj periudhe, të paguajnë gjysmën e principalit të doganës në mënyrë që të përfitojnë falje e gjysmës tjetër dhe të të gjitha gjobave apo kamatëvonesave.

Grupi i dytë, janë ata që kanë futur apo do të fusin makina përgjatë periudhës Janar-Shtator 2011. Këta të fundit duhet të paguajnë doganën sipas formulës: Cilindratë X Koeficient karburanti X Vjetërsi. Sipas zv/ministrit të financave, ky nivel dogane për këtë grup do të jetë i njejtë edhe pas hyrjes në fuqi të taksave të reja në muajin shtator.

Grupi i tretë janë ata që do të fusin makinat pas hyrjes në fuqi të sistemit të ri të taksave. Këta të fundit nuk paguajnë doganë, përveç Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në momentin e hyrjes së automjetit. Më pas, makina i nënshtrohet taksës vjetore, e cila bazohet tek cilindrata e makinës, viti i prodhimit dhe lloji i karburantit që përdor. Sa më e vjetër makina që më shumë paguan pronari i saj.

Krahas kësaj, ligji parashikon një taksë të re për naftën dhe benzinën, e cila u mbivendoset taksave dhe detyrimeve të tjera duke i shtrenjtuar edhe më tepër karburantet.

Sistemi i ri i taksave penalizon të tre grupet e mësipërme por më shumë ata që i kanë makinat e targuara, pasi ata e kanë paguar doganën ndërkohë që do të duhet të blejnë edhe më shtrenjtë karburantin. Një litër naftë apo benzinë pritet të shitet 5 lekë më shtrenjtë gjatë periudhës shtator-dhjetor 2011 dhe 7 lekë më shtrenjtë nga sot duke filluar nga 1 janari 2012.

3354

Mjete me zero kilometra janë regjistruar gjatë vitit të shkuar në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Sipas ligjit të ri, këto makina nuk paguajnë taksë vjetore deri në tre vjet

 

 

Shembuj

Si variojnë detyrimet për makinë të njejtë sipas ligjeve të ndryshme

Makinë me naftë, cilindratë 2 000 kubik, viti 1999

 

Ligji i vjetër

Dogana me ligjin e vjetër përllogaritej me formulën : Cilindratë X Taksë fikse për karburantin X koeficient fiks për vit prodhimi. Në rastin tonë, dogana e makinës do të përllogaritej në këtë formë: 2 000 (Cilindrata) X 25000 (taksa fikse për karburantin) X 0,0048 (koeficienti për makinat mbi 10 vjet) = 240 000 lekë. Kaq duhet të paguante pronari i kësaj makine me ligjin e vjetër.

Nëse makina ka hyrë para vitit 2010, pronari i kësaj makine paguan 50 perqind të doganës, pra jo më 240 000 lekë, por 120 000 lekë.

 

Ligji aktual

Formula e përllogaritjes së doganës sipas ligjit aktual është: Cilindratë X Koeficient fiks për karburantin (25 për naftën dhe 20 për benzinën) X Koeficientin për vjetërsinë (0.5 për çdo vit)

Në rastin tonë dogana e të njëjtën makinë përllogaritej në këtë formë 2 000 (Cilindrata) X 25 (koeficienti i naftës) X (12 vjet X 0.5) = 300 mijë lekë është dogana që paguan me ligjin aktual pronari i një makinë të tillë

Nëse makina ka hyrë gjatë periudhës Janar-Shtator 2011, dogana paguhet e plotë, pra 300 mijë lekë

 

Ligji i ri

Sipas ligjit të ri, makinat nuk paguajnë doganë por një taksë vjetore e cila përllogaritet sipas formulës: Cilindratë X Koeficient fiks për karburantin (25 për naftën dhe 20 për benzinën) X Koeficientin fiks për vjetërsinë.

Në rastin tonë, taksa vjetore e këtij mjeti përllogaritej në këtë formë: 2 000 X koeficient fiks për karburantin (20 benzinë dhe 25 naftë) X 0.32 (Koeficient fiks për makinat me vjetërsi 12 vjet) = 16 000 lekë. Kaq është taksa vjetore që paguan pronari i këtij mjeti. Taksa rritet me kalimin e viteve

Makinat që futën në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk paguajnë doganë

 

 

Paketa fiskale, biznesi kundërshton shtrenjtimin e karburanteve

Ligji i ri i qeverisë që parashikon heqjen e doganës së makinave nga një anë si dhe shtrenjtimin e karburanteve nga ana tjetër nuk është pritur mirë nga grupet e biznesit. Këta të fundit janë shprehur të shqetësuar për këtë nismë duke theksuar se shtrenjtimi i naftës dhe benzinës i bën ata më pak konkurrues në raport me bizneset e rajonit, të cilët e blejnë karburantin me çmime më të lira se Shqipëria. Shqetësimi është bërë publik nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jakaj, i cili bëri edhe një krahasim midis çmimeve të karburanteve në Shqipëri dhe vendeve të tjera përreth. Karburantet, por edhe paketa fiskale e qeverisë, e cila parashikon uljen e akcizës për birrën, rritjen e saj për mazutin dhe nënprodukte të tjera të naftës u bënë shkak për debate midis përfaqësuesve të biznesit dhe zëvendësministrit të Financave, Alfred Rushaj dje gjatë mbledhjes së radhës të Këshillit Konsultativ të Biznesit, organ me të cilin qeveria diskuton ligjet që kanë të bëjnë me biznesin para se t’i miratojë ato. Në lidhje me kërkesën për uljen e çmimit të naftës, Rushaj theksoi se qeveria është duke aplikuar një nivel të pranueshëm taksash duke marrë si shembull, akcizën, e cila momentalisht është 37 lekë për litër si për naftën ashtu edhe për benzinën.

Paketa fiskale e qeverisë, përmban taksat e reja për makinat, sistemin e ri të akcizave për birrën dhe disa nënprodukteve të tjera të naftës si dhe heqjen e detyrimeve doganore për lenden e parë për importin e veshjeve të gatshme dhe industrisë së konfeksioneve, ndryshime të cilat prekin xhepat e pjesës më të madhe të familjeve shqiptare.

Krahas heqjes së doganës për makinat dhe shtrenjtimit të karburanteve, një ndër ndryshimet e rëndësishme të paketës është ulja e akcizës për birrën, si dhe vjelja në katër fasha e saj bazuar në sasinë e prodhimit dhe jo në dy siç është deri më tani. Aktualisht, akciza për birrën varion nga 30 deri 40 lekë për litër në varësi të kapacitetit prodhues të fabrikës, ndërkohë që me ligjin e ri ajo propozohet të fillojë me 10 lekë për litër për prodhuesit e vegjël deri në 30 lekë për litër për prodhuesit e mëdhenj.

Qeveria gjithashtu propozon heqjen e tarifave doganore për veshjet e gatshme që vijnë nga Bashkimi Europian si dhe për lendet e para për industrinë e konfeksioneve në vend.

Përfaqësues të tjerë të biznesit kërkuan nga Ministria e Financave ndërmarrjen e politikave që lehtësojnë bërjen e biznesit në vend. Një ndër to, sipas kreut të Biznes Albanias, Luan Bregasi do të ishte ulja e mëtejshme e barrës fiskale. Miratimi i kësaj pakete pritet të sjellë një rritje të lehtë të të ardhurave në buxhetin e shtetit, por ndikimi më i madh pritet të jetë tek xhepat e shoferëve të cilat do të duhet që karburantin ta blejnë më shtrenjtë se më parë.

 

Alfred Rushaj,  zv/ministër Financave

Dua të sqaroj që projekti që ne po diskutojmë do të mund të sillte efekte për transaksione që bëhen pas hyrjes në fuqi të tij. Vlen vetëm për taksat e makinave të përdorura. Ajo çfarë ka të bëjë me faljen është diçka tjetër. Pra, të gjithë ata që kanë futur makina deri në dhjetor të vitit 2010 duhet të përfitojnë nga falja duke paguar 50 për qind të detyrimeve. E bëj këtë sqarim sepse kemi vënë re që kanë ndaluar aplikimet për pagesa nga ana e pronarëve të automjeteve duke menduar që projekti i ri do të falë detyrimet. Projekti nuk fal asnjë taksë por bën strukturim të tyre dhe vlen për transaksionet që bëhen pas hyrjes në fuqi të tij

 

 

Luan Bregasi, Biznes Albania

Shumë mirë që ulen taksat, por shikoni c’ndodh me ne prodhuesit e birrës. Ju ulët taksën, akcizën e birrës dhe rritët akcizën e solarit që është lëndë e parë shumë e rëndësishme në industritë tona, pra në një anë ulni, në anën tjetër rrisni. Skema e rimbursimit për mua është një skemë që rrit borxhin e biznesit ndaj shtetit, nuk është një skemë që funksionin në Shqipëri të paktën

 

5

lekë për litër pritet të taksohen nafta apo benzina duke filluar nga shtatori 2011, taksë e cila do të rritet edhe me dy lekë të tjera që nga janari 2012. Taksimi i ri i taksave shtrenjton ndjeshëm karburantet duke rritur koston vjetore të mbajtjes së një makine pavarësisht heqjes së doganës. Sipas përllogaritjeve, një makinë e cila konsumon 1 200 litra naftë në vit për shembull, sipas nivelit aktual të taksave për karburantet paguan me një çmim mesatar prej 166 lekë për litër, paguan 199 200 lekë, kurse me rritjen e pritshme prej 7 lekë për litër të taksës do të paguajë 207 600 lekë, ose rreth 8 400 lekë më shumë.

 

Nikolin Jakaj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë

Ne jemi vendi që kemi çmimet më të larta të karburantit si për industritë ashtu edhe për konsumatorin. Një litër karburant ka arritur në 1.4 euro në Shqipëri dhe ky çmim nuk është as në Maqedoni apo në Greqi. Nuk e di se ku duhet të konkurrojmë në një kohë kur fqinjët tanë kanë çmime më të lira

 

 

 

 

Emirjon Senja

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit