Publikuar me : 29.07.2011 Ne :
Sport - 126 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Lojtarët e Mançesterit para Shtëpisë së Bardhë
Mançester Junajtid ka vuajtur shumë kur është përballur me Barcelonën në dy finale në Ligën e Kampioneve. Por më në fund ata kanë vënë poshtë skuadrën katalanase.
Teksa lojtarët e Bacelonës po shëtisnin jashtë Shtëpisë së Bardhë, lojtarët e Mançesterit dhe Ser Aleks Ferguson kanë marrë një ftesë për të vizituar dhe ambientet e brendshme.
Presidenti Barak Obama ka qenë shumë i zënë me problemet e “borxhit” dhe nuk i ka takuar ata por lojtarët kanë pasur mundësi të vizitojnë ambientet ku jeton “i pari” i SHBA-së.
Ndërsa lojtarët e Barcelonës kanë zgjedhur të shëtisin në ambientet e jashtë të Shtëpisë së Bardhë por kjo gjë nuk është lejuar pasi protokolli nuk e lejon që më shumë se 10-15 veta të afrohen shumë afër ndërtesës kështu që ata janë kthyer në hotel.