Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Maqedoni, Rama Momenti qe opozita te jete me aktive ne politiken rajonale

Publikuar me : 05.12.2011 Ne : Politike - 27 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Edi Rama ka promovuar sot në Shkup librin e tij “Kurban”.  Gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët e Maqedonisë, Rama ka theksuar nevojën e komunikimit intensiv të opozitës me faktorin shqiptar në të gjithë viset e rajonit ku jetojnë shqiptarë.

“Ka ardhur momenti që opozita në Shqipëri të jetë më aktive në politikën rajonale dhe në komunikimin me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë zyrtare. Për shkak se është e nevojshme që Shqipëria ta intensifikojë praninë dhe rolin e vet në komunikim me shqiptarët dhe qeveria nuk e bën dot plotësisht këtë detyrë edhe sikur të ishte një qeveri e mirë, pa mbështetjen edhe të të tjerëve e jo më kur qeveria pastaj nuk është edhe aq e mirë”, tha Rama.

Në kuadër të vizitës në Maqedoni,  Rama ka zhvilluar sot një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Duke e përgëzuar Ahmetin për menaxhimin e suksesshëm të zhvillimeve poltike në vend, Rama theksoi se ai mbetet pika e referimit e Tiranës për shqiptarët në Maqedoni.

Kreu i BDI-së, Ahmeti, e ka përgëzuar Ramën për marrëveshjen e arritur me pozitën për reformën zgjedhore, duke theksuar që ky dialog konstruktiv duhet t’u shërbejë si shembull të gjithëve.

Duke u ndalur në çështjen e kontestit të emrit, Ahmeti përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, por theksoi që në këtë proces nuk ka të humbur e as të fituar, pasi kjo duhet të shërbejë si shtytje për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes së emrit.

“Shqiptarët në Maqedoni kanë qëndrim unik për çështjen e emrit dhe do të mbështesin çdo kompromis me Greqinë si bëjnë thirje për zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit me Greqinë në mënyrë që të anëtarësohemi në NATO dhe të fillojmë negociatat për anëtarësim në NATO”, tha Ahmeti.

 

Ndërsa një ditë më parë, në promovimin e librit të tij në Shkup, Rama foli për arrestimin e 4 të rinjve shqiptarë në Tetovë, ditën e 28 Nëntorit.

Duke e quajtur të patolerueshëm këtë akt, Rama është shprehur: “Kush mund të ndalojë, kë, në botën e lirë të vizatojë një hartë që ta quajë republika ime. Ç’lidhje ka kjo?! Si mundet në shekullin e 21 në mes të Europës të arrestohen djem të rinj pse vizatojnë një hartë dhe e quajnë Shqipëria Etnike. Si ka mundësi?! Çdo njeri ka të drejtë të vizatojë një hartë dhe ta quajë çfarë të dojë. Dikush mund të vizatojë edhe hartën e botës dhe të thotë bota është e imja. E çfarë?! Do ta marrin e do ta çojnë në Hagë, për krime kundër gjithë botës. Çfarë janë këta barbarë primitiv. Kjo është e patolerueshme”.

Arrestimi i katër të rinjve shqiptarë në Ditën e Flamurit në Tetovë erdhi gjatë vendosjes së dekorimeve të festës. Katër të rinjtë kishin vizatuar një hartë të Shqipërisë etnike.

 

* * *

Rama do të takohet sot edhe me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në qendër të takimit do të jenë zhvillimet politike në Maqedoni dhe Shqipëri, çështjet që prekin shqiptarët, bashkëpunimi rajonal dhe ndërshqiptar si dhe çështjet rreth integrimit euroatlantik.

Rama gjatë qëndrimit në Tetovë do të bëjë promovimin e librit “Kurban” në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Kreu socialist mbrëmë promovoi librin e tij në Qendrën teatrore për fëmijë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërsa dje pasdite zhvilloi një takim me kreun e partisë Lidhja Social Demokrate Maqedonase, Branko Cërvenkovski.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit