Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Sport - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një spektakël i vërtetë ai që ka dhuruar Diego Armando Maradona, një nga legjendat e futbollit, në Abu Dabi. Këtë radhë ish-futbollisti 51-vjeçar ka treguar se nuk ka humbur kurrë klasin e tij në futboll. Kjo pasi ai ka dhuruar një pektakël për tenistin Gjokoviç, duke luajtur me topin e tenisit.
Serbi Gjokoviç, një i pasionuar i futbollit, ka ngelur i habitur nga klasi i Maradonës dhe është përulur përpara tij në momentin kur ka mbaruar lojën me topin e tenisit. Ai ka përhapur në rrjetin social “Twitter” një video ku tregohet e gjithë skena duke shkruar: “Madhësia e topit nuk ka rëndësi për Diegon…”.