Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Marinza ose Utopia e artit

Publikuar me : 06.05.2011 Ne : Kulture - 282 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Marinza. Emri te sugjeron nje province te ngritur ne gji te nje porti detar, ose nje vend qe ka marre emrin e nje bime qe e rrit toka e Marinzes. Gjithsesi emer qe sugjeron ushqimin qe jep toka dhe toka e merr, ne nje cikel te rrjedhshem te natyres.


Marinza eshte nje cope e pavene re e natyres, e futur ne mes kodrinash, dhe kodrinat vete ne gji te kodrave. Eshte nje vend per bujqesi dhe blegtori, me bujq e blegtore, myslimane e te krishtere, qe token e shtetit e punuan si te veten, e bene toke buke, me grure, peme dhe kopshte.


Po askush si ka kushtuar dy rreshta kesaj Marinze, nje miter fshatare naftembajtese, nje burim qe shfrytezohet prej tetedhjete vjetesh nga te huajt, nga shqiptaret dhe prape nga te huajt qe ia blene dhe puset e fundit. Keta e kane Marinzen qe duket.


Pjesa e paperfillur e saj, njerezit, banoret dhe naftetaret e papune me trupat koleksione semundjesh, eshte fshehur brenda kurores se gjelber te Marinzes qe duket.
Ideja e projektit qe Eltjon Valle prezanton ne Bienalen e Venecias lidhet me disa ane problematike te Marinzes qe flasim.


Valle eshte nje artist i ri pamor, piktor, eshte shkolluar ne Milano dhe aty jeton. Me projektin The Marinz eshte zgjedhur nga kuratori Riccardo Caldura si nje nga pese artistet qe do te perfaqesoje Pavijonin Shqiptar ne Bienalen e Venecias, nder me te rendesishmet ekspozita te artit pamor boteror, qe do te mbahet me 3 qershor - 27 nentor 2011.


Me 2008, Eljtoni prezantoi rezultatet e tij te para prej Marinzes ne nje ekspozite personale ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane. Tani ai thote se The Marinz vazhdon te paraqese rendesi per punen e tij.


Projekti i shtrire ne disa vjet konsiston ne bashkepunimin me institucionet qe operojne ne zone, per te permiresuar kushtet e mjedisit te territorit. Industria e vjeter e AlbPetrolit dhe ndotja qe ka shkaktuar ky handikap eshte qellimi kryesor i projektit The Marinz, thote autori per Shekullin. Duke qene se Marinza eshte nje zone naftenxjerrese dhe mbartese e nje teknologjie te ezauruar, une po perpiqem me aq sa mundet arti ne te tilla raste, te krijoj kushtet e duhura per permiresimin e asaj cka ndikon ne menyre direkte ne jetesen e banoreve te zones.


Çfare rezultati ka perpjekja e tij?
Liqene dhe lumenj nafte qe derdhen ne det si formulari i nje katastrofe qe ndodh prej vitesh, detyruan kompanine kanadeze te naftes Bankers Petrolium, e cila ka marre me koncension kete vendburim per 25 vjet, qe te zhvilloje iniciative per pastrimin e mjedisit ne zonen e Marinzes, duke pyllezuar zonen, duke modifikuar pajisjet naftenxjerrese, duke inspektuar teknologjine e perdorur, apo duke ngritur infrastruktura te reja si edhe ndertimi i nje ure te re qe do te lidhe dy komuna dhe do ti sherbeje shume komuniteteve te tyre.


Autori yne mendon se Bankers Petrolium po e zhvillon kete iniciative.
Nderkohe qe, qellimi kryesor, gjelberimi i territorit, eshte nje fakt primar ne purifikimin e ambientit dhe faktorit ekologjik, i cili perfshihet ne projektin The Marinz. Ne kete menyre une perpiqem qe ky projekt te fokusohet vetem ne kete proces dhe jo te shnderrohet ne nje projekt estetik, dekorativ...


Gjithmone ne bashkepunim me kompanine Bankers projekti The Marinz eshte nje proces i gjate ne kohe, i cili dyzohet midis procesit social te integrimit dhe utopise se artit per ta shnderruar kete te fundit si pjese reale te transformimit te situatave social-politike.


Puna e Eltjonit i pergjigjet kerkesave te kuratorit italian Caldura per te cuar ne Bienale pak nga problematika e realitetit shqiptar. Ideja e tij per kete pavijon eshte qe te evidentoje nje raport te ngushte mes vepres se artit dhe kontekstit gjeografik, historik dhe shoqeror dhe veprat jane konceptuar si pika te privilegjuara rilevimi per te kapur aspekte te nje realiteti tjeter nga ai i perditshem.


Ne edicionin e 52 te Bienales se Venecias, qershor-tetor 2007, Eltjon Valle u paraqit me projektin Petrol Pax dhe iu bashkengjit pavijonit shqiptar kuruar nga Rubens Shima. Ne nentor-dhjetor 2008 ai prezantoi fillimin e projektit Marinz ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane, kuruar nga Francesco Poli dhe Rubens Shima.


Kerkimi i tij ne terren solli si rezultat nje ekspozite ku nafta, mjedisi dhe njeriu, temat baze, paten nje paraqitje te larmishme pamore ne instalacion, video, fotografi, pikture dhe vizatim. Duke i kapercyer kufijte e nje pune dokumentare me te dhenat per zonen, hartat topografike, imazhet fotografike dhe ato filmike, e duke krijuar me te gjitha se bashku nje instilacion me vete me nje force sugjestionuese.


Aroma e naftes e sjelle ne ekspozite ne kampione dhe trajta skulpturale, fotografite e vendeve tejet te ndotura, tablote e kompozimeve me nafte ne kanavace, ishin parathenia e Eltjonit per Marinzen ne ate faze te projektit.


Ndoshta ai ka per te zbuluar me shume rreth ketij zhvillimi, me 12 maj, ne ekspoziten personale qe eshte programuar te hapet ne sallonin e Institutit Italian te Kultures ne Tirane, deri me 21 maj. Eljtoni do te jete i pranishem.


Nderkaq, drejtori i Galerise Kombetare te Arteve, Rubens Shima thote se Pavijoni Shqiptar ne Bienalen e Venecias, me punet e pese artisteve Orion Shima, Gentjan Shkurti, Driant Zeneli, Eltjon Valle dhe Anila Rubiku, mund te transferohet per pak kohe ne Tirane e te ekspozohet ne GKA, ne vjeshte.


Kush eshte Eltjon Valle


Ai eshte lindur me 1984 ne Kucove. Jeton dhe punon ne Milano. Ka studiuar dhe eshte diplomuar ne Accademia delle Belle Arti di Brera, Milano ne 2002-2007. Ka ekspozuar gjithashtu ne The Promenade Gallery, Vlore (2010), Museo DArte Contemporanea Villa Croce, Genoa dhe The National Center for Contemporary Art, Moscow (2009), Micro Museum, Nee York, Taller Siete, Medellin dhe The National Gallery of Arts, Prishtina (2008), Public Art, Trieste, Biennale di Venezia/Off Albanian Pavilion (2007), The National Gallery of Arts, Tirana (2006), Tirana Biennale/Off (2005) etj.


Bienalja e Venecias


Me e madhja dhe me e vjetra nder bienalet e artit pamor ne bote, Bienalja e Venecias, edicioni i 54 Ekspozites Nderkombetare te Artit, 4 Qershor - 27 Nentor 2011. Mban titullin ILLUMInazioni, kurohet nga Bice Curiger, organizohet nga Biennale di Venezia me president Paolo Baratta. Hapja zyrtare me 3 qershor, dhe per publikun, me 4 qershor, ne Giardini dhe Arsenale, hapesirat e Pavijonit Qendror, ku ekspozohen punet e 82 artisteve nga gjithe bota, perfshi 32 artiste te rinj te lindur pas vitit 1975, dhe 32 artiste femra.


Si zakonisht, Ekspozita eshte nje paralele me 88 Pjesemarrjet Kombetare, shifer rekord (77 ishin me 2009), ne pavijonet historike ne Giardini, Arsenale, dhe ne vende te tjera ne qytet.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit