Thirrja e dy studiueseve per te ndihmuar familjen e shkrimtarit Petro Marko e ve opinionin perballe nje gjendje qe smund te te lere indiferent. Rasti Marko dhe stadi primitiv i te drejtave te autorit shqiptare
Dy studiuese leshuan te dielen thirrje per ndihme per Familjen Marko, familjen e shkrimtarit Petro Marko. Dy gra, Suzana Varvarica dhe Eleni Laperi e moren kete nisme, edhe pse kunder deshires se Arianita Markos, sepse lipset ndihme mjekesore dhe financiare.
Zonjat bejne thirrje ne emer te dashurise e per hir te dinjitetit njerezor, qe cilido sipas deshires dhe mundesise te kontribuoje dhe te kontaktoje me to, prane Qendres Kulturore LindArt dhe prane Galerise Kombetare te Arteve ne Tirane.
Safo, gruaja e Petros, rreth 85 vjec, ka kohe qe lengon. I biri, Jamarber, rreth 55 vjec, edhe ai i semure ne shtrat. Arianita, kujdeset per te dy, aq sa mund te lejojne rrethanat nje kujdesje per te qene. Gjithe te ardhurat jane pensioni i Safos, pasi Arianita, e vetmja ne familje qe eshte ne gjendje te punoje, ka vite e papune.
Fale saj pane driten e botimit dhe ribotimit veprat e te atit. Ajo eshte autori anonim i Markove. Dy burrat jane marre me shkrime, Safoja me piktore dhe nje here e nje kohe ilustratore dhe grafiste e talentuar, ndersa Arianita, piktore dhe grafiste e zonja edhe ajo, duhej te hiqte dore nga punet qe paguhen!
Nje familje autoresh. Me kete teme mediat nuk jemi marre hic. Per mediat Familja Marko ka perbere gjithnje lajm, te mire, te kategorise se pare, me histori, qe lidhet me historine e ngjarjeve qe ka kaluar vendi prej 45-es e ketej.
Sot Familja Marko nuk ka asgje per te thene. Nuk eshte me radha e saj. Nese varferia e kesaj familje nuk eshte pa precendente - ne kete vend ka shume te ngjashem - eshte ne ane tjeter shembull i gjalle se si eshte demtuar autori ne Shqiperi, se Shqiperia eshte nje vend primitiv per fatin e autorit dhe pronen shpirterore e intelektuale qe krijon ai.
Jane me dhjetera titujt e botimeve dhe ribotime ne keto njezet vjet qe mbajne emrin e Petro Markos. Asnje e mire materiale, financiare nuk ka ardhur prej kesaj. Asnje botues, asnje subjekt, institucion apo satelit burokratik i ketij shteti nuk ka mbajtur ndonjehere ndonje pergjegjesi, nder te tjera, pergjegjesi morale.
Aq sa eshte rritur autoriteti fiktiv edhe i botuesit me te fundit, i shtypshkronjave qe riprodhojne dhe shumefishojne pa dijenine e autoreve - mjete te ngjashme me mjetet represive - aq here eshte zvogeluar, neperkembur, shtypur, zhvleresuar, mohuar, autori qe vleka dy leke dhe punet qe krijon mendja dhe shpirti, qenkan gje pa vlere.
Vlera e librave te Petro Markos dhe teksteve te rralla poetike te Jamarber Markos nuk mund te zhvishen nga te drejtat qe fitohen qe ne momentin kur vepra lind.
Vlera e ketyre autoreve eshte zevendesuar per turp me fjale boshe, si titujt dhe urdhrat e nderit qe u kane dhene bashkiake dhe presidente te ketij vend.
Presidenti i Republikes i ka akorduar titullin Nderi i Kombit shkrimtarit Petro Marko i cili vdiq ne varferi. Dhe familja intelektuale Marko, trashegon po aq varferi, ne mos me shume.
Rasti i Markove qe sot kane nevoje per njerez dhe pergjegjesi shteti, nese nuk e shkund per mire arsyen njerezore kete here, do te mbahet mend gjate per fajin dhe patetiken tone.