Publikuar me : 30.09.2011 Ne :
Kronike - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Është arritur marrëveshja mes minatorëve të Bulqizës dhe kompanisë koncesionare ACR. Pas rreth 3 muaj protestash dhe grevë urie mësohet se është arritur kjo marrëveshje.
Sipas një deklarate për mediat të lëshuar nga Kreu i Federatës Sindikale të Punëtorëve Industrialistë, Taf Koleci mes minatorëve dhe kompanisë austriake do të nënshkruhet marrëveshja. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Taf Koleci dhe përfaqësuesit e firmës koncesionare.
Kompania ACR siç thuhet në deklaratë do të rrisë pagat e punëtorëve me 20 perqind, do përmirësojë kushtet e punës, dhe do të sigurojë transparencë të plotë për investimet në minierë. Për të ndihmuar minatorët ACR do të paguajë 22 ditë të lejes së zakonshme dhe do të japë pagën e 13. Minatorët e Bulqizës do të rikthehen në punë ditën e hënë më datë 3 tetor.