Ministri Tafaj Plani mesimor i shkollave ka dhe hapesira te mjaftueshme per te sjelle kete lende
Ne prag te zgjedhjeve lokale te radhes, Ministria e Arsimit dhe Shkences ka nenshkruar nje marreveshje me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per edukimin zgjedhor te shtetasve. Marreveshje kjo qe i drejtohet ne menyre specifike nxenesve qe do te votojne per here te pare ne zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore, qe do te zhvillohen me date 8 maj 2011.
Ministri Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, u shpreh se kjo veprimtari mund te zhvillohet mjaft mire ne ate pjese te veprimtarise se shkolles qe quhet veprimtari ekstrakurrikulare, por nderkohe ne planin mesimor te shkollave ka dhe hapesira te tjera te mjaftueshme per te sjelle njohuri te tilla ne klase. Ministri Tafaj garantoi se me kete marreveshje, Ministria e Arsimit dhe Shkences, DAR-et, Drejtorite e Shkollave do te jene bashkepunuese me Drejtorine e Trajnimit dhe Edukimit prane KQZ-se.
Ne perputhje me qellimin e kesaj Marreveshjeje, fushat e bashkepunimit dhe ndihma e ndersjelle mes dy institucioneve nenshkruese do te fokusohen ne kryesisht ne sensibilizimin dhe informimin e nxenesve te viteve te katerta te shkollave te mesme te vendit, (te cilet votojne per here te pare) nepermjet zhvillimit te temave dhe diskutimeve per njeren prej te drejtave themelore kushtetuese, ate te votes.
Mbi baze te marreveshjes, KQZ, nga ana e saj, do te pergatise programet per informimin dhe sensibilizimin e zgjedhesve te rinj, te cilat do te zhvillohen ne te gjitha DAR/ZA-te e vendit nga KQZ. Sektori i Koordinimit ne MASH, DAR/ZA-te, nepermjet sektorit te trajnimeve, vene ne dispozicion te KQZ-se listat e mesuesve qe zhvillojne ne shkollat e mesme oren e aftesimit per jeten.
Mesuesit qe marrin pjese ne keto seanca informimi nga KQZ, do te realizojne me nxenesit e viteve te katerta te shkollave te mesme te vendit edukimin zgjedhor. Ndersa MASH merr persiper pjesemarrjen e mesuesve dhe sigurimin e sallave, ne te cilat do te zhvillohen seancat e informimit.
Sektori i Edukimit te Zgjedhesve dhe Sektori i Trajnimeve ne KQZ, ne bashkepunim me specialistet e DAR/ZA-ve, pergatisin ne vijimesi raporte te perbashketa per ecurine e zhvillimit te procesit sensibilizues dhe informues te te rinjve, pjesemarrjen ne to, problematiken e evidentuar, si dhe menyrat e rruget per permiresime te mundshme te ketij projekti, si dhe paraqitjen e propozimeve konkrete per permiresime te mundshme te praktikes informuese per mesuesit qe do te realizojne sensibilizimin dhe informimin e votuesve te rinj.
KQZ do te ndihmoje me baze materiale si video-projektore, buletine te ndryshme, fletepalosje, nje pyetesor qe te sherbeje si nxitje per te rinjte, per te evidentuar arritjen e projektit etj. Keto materiale do te kthehen serish prane KQZ-se ne perfundim te marreveshjes.
Trafiku i femijeve shqiptar, ngrihen grupe hetimore
Trafikimi i femijeve nga Shqiperia nepermjet Kosoves nuk eshte nje fenomen i ri, por kjo ceshtje ka mungese dokumentacioni, - thuhet ne raportin e fundit te perbashket te organizatave Save the children dhe Terre des hojmes ne Shqiperi.
Me tej, raporti konstaton se kalimi i paligjshem i femijeve nga Shqiperia ne Kosove, nepermjet kufirit te perbashket eshte nje problem, te cilit i mungojne shume te detaje. Per kete arsye, keto dy organizata kane vendosur te ngrene nje strukture te perbashket pune, per te kuptuar gjendjen e femijeve te levizur nga nje vend ne tjetrin (nga Shqiperia ne Kosove, dhe anasjelltas).
Sipas Terre des hommes, tashme, eshte krijuar nje njesi hetimi, e perbere nga nje punetor social te secilit delegacion dhe nje punonjes social nga Qendra per Femijet qe jetojne dhe punojne ne rruge (Save the Children ne Shqiperi).
Qellimi i ketij bashkepunimi nderkombetar eshte mbledhja dhe analiza e te dhenave perkatese per migracionin nderkufitar te femijeve nga nje vend ne tjetrin. Kjo do te beje te mundur edhe nje vleresim te qarte te numrit te femijeve te trafikuar ne te dy vendet, menyrat e rekrutimit per qellime te shfrytezimit etj. Gjithashtu, do te siguroje nje vleresim te shpejte te nevojave te menjehershme te ketyre femijeve dhe sfidat, me te cilat ata perballen.
Nga ana tjeter, kjo pune do te sherbeje edhe per hartimin e rekomandimeve konkrete per te mbrojtur femijet, sidomos ne lidhje me bashkepunimin nderkombetar ne mes te paleve te interesuara per mbrojtjen e femijes ne te dy vendet.