Publikuar me : 24.10.2011 Ne :
Politike - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Qeveria shqiptare nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi për 4 vite me me Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Berisha deklaroi se programit do të shpalos zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.
“Shqipëria, një vend i zhvilluar është qëllimi më madhor, ëndrra më e bukur e çdo shqiptari. Por kjo ëndërr gjen realizimin më të bukur në projektin e zhvillimit të qëndrueshëm”, ka theksuar Berisha.
Sipas Berishes, përkujtimi i 66 vjetorit të OKB-së me një marrëveshje shumë të rëndësishme për 4 vitet që vijnë është shumë domethënës.
“Programi do përqendrohet për të ndihmuar Shqipërinë në promovimin e një modeli për zhvillimin e qëndrueshëm. Kemi të gjitha potencialet të ndjekim këtë rrugë në interes të gjithë shqiptarëve, do bëjmë gjithçka për ta shndërruar vendin në superfuqi të energjisë së rinovueshme, për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër”- tha Berisha.
Nga ana e saj,drejtuesja e UNDP-së, vlerësoi programin e bashkëpunimit si një plan koherent që është përgjegjës së bashku me partnerët kombëtarë për përparësitë e tij.