Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Marrezia e ambalazhit

Publikuar me : 28.04.2011 Ne : Kulture - 373 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nuk di a ka ndonje shtetas shqiptar qe nuk perdor dhe hedh cdo dite te pakten nga nje qese plastike. Vete llogaris qe cdo dite zbraz ne plehra te pakten 12 te tilla. Ne cdo dyqan qe te shkosh, cfaredo qe te blesh, eshte e pamundur qe ne fund te mos ta mbeshtjellin gjene me nje qese plastike.


Dac kepuce, dac paracetamol, dac buke - fundi i historise eshte ambalazhimi ne plastike. Shitesit, akti i mbeshtjelljes i duket bujari, sikur te mos ia pranosh gati-gati ofendohet (sigurisht qe eshte bujar, sepse ai vete per ate cipe te shemtuar nuk paguan thuajse asgje, paguan ambienti).


Disa here kam ikur pa e blere sendin pikerisht prej ketij konflikti; me e tmerrshmja eshte kur ta japin edhe nje cope panine ne plastike, e une detyrohem ta pyes shitesin nese edhe ne shtepi buken e kap me plastike. Me thene te drejten, nganjehere habitem qe kusurin ose eurot e kthyera ne leke shitesit nuk mi fusin edhe ato ne qese plastike.


Por se mos jane vetem qeset. Çdo dite konsumojme edhe shishe plastike, te ashtuquajturit bidone (bidone dikur quheshin vetem mbajtesit e medhenj metalike) p.sh., per ujin, koka-kolen etj. Edhe keto njesoj si qeset jane vetem njeperdorimshme, e shumta dy, kur ia jep ndonje fshatari per te shitur qumesht.


Po se mos jane vetem qeset dhe bidonet. Edhe kartonet ku shitet qumeshti, lengu i frutave, vera etj., jane njeperdorimshme dhe te gjitha perfundojne po ne nje vend, te koshi i plehrave. Ky zakonisht ne shtepite tona ndodhet nen lavaman. E kemi nje ndjenje lehtesimi kur zhdukim ambalazhin, qe na sherbeu vetem per te mbajtur mall nga dyqani ne shtepi, poshte lavamanit.


Por lehtesimi me i madh eshte kur qesen e madhe te mbushur kryesisht me qese me te vogla, me ca mbetje ushqimi, me ilace te skaduara, me bateri te vjetra dhe 20 felliqesi te tjera e marrim dhe e hedhim te kazani i madh i plehrave qe ndodhet ane rruges. Kur e kemi vervitur (mundesisht me zhurme) prodhimin tone te dites ne ate kazan, se brendshmi degjojme nje ahh clirimi dhe vetja na duket si e pastruar, ndergjegjja e qete, gati-gati sikur kemi bere dush pas nje pune gjithe djerse.


Kjo qetesi vjen sidomos ngaqe ne qytetet tona ka disa vjet qe plehrat largohen rregullisht. Na hiqen sysh, si te thuash. Edhe qente e macet jane pakesuar qysh nga ajo kohe rrotull kazaneve. Askush se lodh me mendjen se cu bene gjithe ato qese e bidone e kuti qe konsumuam gjate dites.


Dikur, ne te Tiranes edhe na vriste ndergjegjja kur kalonim prane Sharres, varrezave, kombinatit, dhe shihnim tymin helmues qe nderej mbi gjithe ate rajon te kryeqytetit, pasi plastika digjej nen qiell te hapur, por tani dhe tymi i djegieve plastike eshte zhdukur, sepse bashkia ka disa kohe qe ato i gropos nen toke.


Po nen toke qe u zhduk plastika, mos u be gje pleh per pjellorimin e tokes? Joo, perkundrazi. Le qe plastika, e cila prodhohet nga polimeret e naftes, do dhjetera vjet te shperbehet e, kur shperbehet leshon ne mjedis substanca toksike. D.m.th., nese e fshehim nen toke, nuk e kemi zhdukur, vetem e kemi futur ne nje si purgator, dhe nje dite te bukur ajo na hyn me keto substanca ne ujerat nentokesore, te cilat i pime vete ose i pine kafshet shtepiake dhe joshtepiake.


Ky ishte rasti me i mire qe bashkia e nje qyteti i merr mbetjet tona te perziera (plastike, pelena me te dhjera, prezervative, ilace te skaduara, bateri, vajra te djegura etj.) dhe i kall ne nje landfill. Mosdepertimi i substancave helmuese nga ky landfill ne toke varet prej izolimit te tij, por edhe izolimi me i mire nje dite epet, perfytyroni sa shpejt epet ne Shqiperi, pra dikur masa qe futem me aq lehtesim nen lavaman do te shperbehet ne natyre me elementet e veta johelmuese dhe helmuese.


Tani te marrim rastin me te zakonshem te ne shumica e bashkive, e komunave dhe individeve mbeturinat e qyteteve, fshatrave, familjeve te tyre nuk i groposin ne landfille, por i hedhin te hapura ne natyre. Kushdo qe ka ecur pak ane nje fshati ka pare plehrat e tij ne nje djerrine anesore, ndersa kur fshati a qytetthi e ka nje lume, plehrat, ku mbisundon plastika, hidhen ne faqet e ketij lumi.


Ne dimer lumi fryhet dhe i merr plastikat me vete. Kur ulet ne pranvere e vere, del se qeset, bidonet dhe ambalazhet e tjera i ka lene ne pjesen me te vogel brigjeve te tij ose maje shkurreve, kurse pjesen me te madhe e ka hedhur ne det.


Lumenjte e vegjel te Shqiperise ose rrjedhat e siperme te lumenjve te medhenj kane ende nje bukuri te rralle. Duke qene terreni i thyer lendinat nga ato kalojne perkembehen me ngushtica, kanionet me ujevara. Ngaqe eci shpesh ne malesite e Tiranes e me tej e njoh bukurine e Erzenit, te lumit te Tiranes etj. Por, kam pare edhe lugina me nje hijeshi fantazmagorike, si ajo e lumit te Zezes, midis Zgerdheshit (ish-qytetit antik Adrianopolis) dhe Krujes.


Ishte muaji mars ne pjesen me te madhe bukuria natyrore e lugines perplasej me shemtine njerezore te plastikave te shperndara andej-kendej si mozaik laragan plagesh. Mendova sa pak kohe u desh, 20 vjet, as nje brez njerezor qe te percudnohej kjo lugine. Jo se nuk mund te pastrohet, ende mund te pastrohet, por do te duhej nje vullnet gjigant i administrates lokale e sidomos vetedijesim i njerezve per vendin ku jetojne, per cka nuk duket deri me sot asnje shenje.


Pjesa me e madhe e plastikave sic e thame, perfundon ne det. Edhe, iken nga ne? Joo, aspak. Valet e detit plastikat na i kthejne mbrapsht, keshtu qe nje pjese e mire e bregdetit shqiptar, sidomos atij te uletit Adriatik eshte tejmbushur me qese, bidone dhe sende te tjera plastike. Kam ecur me kembe, bie fjala, gati ne gjithe bregun e Shengjinit deri poshte ne zonen e mbrojtur te lagunave, eshte nje peizazh i bukur ne potence, por i ndyre ne realitet, kryesisht nga plastika.


Sikurse eshte edhe i gjithe Kepi historik i Rodonit. Aksionet e pastrimit qe behen cdo fillim sezoni ne plazhet kryesore e qe me kaq buje na i transmetojne televizionet, jane qesharake. Qesharake, sepse kane te bejne vetem me 5-6 plazhe ku shkojne pushuesit dhe sprekin pjesen me te madhe te litoralit tone, qesharake, sepse plastikat e mbledhura ku shkojne? Ose hidhen prape ne lume, ose kallen nen toke, ose digjen ne natyre te hapur per te helmuar me menyrat e veta ajrin qe nderet mbi kete vend.


Vitin e kaluar qeveria shqiptare lejoi importimin e mbi 50 llojeve te ndryshme mbeturinash, me argumentin se keto do ti sherbejne industrise ricikluese te vendit. Plastika aty ze vendin e pare. Mirepo kjo puna e industrise se riciklimit eshte nje genjeshter e madhe. Riciklimi eshte thjesht nje biznes qe pasuron disa pak vete, e qe tani do te behet me lende te pare importi. Ai nuk do ti sherbeje aspak pastrimit te vendit nga plastika qe po na ze frymen.


Edhe sikur te ushqehej vetem me lende te pare nga vendi po japim vetem nje shifer sa per ta kuptuar se riciklimi i plastikes nuk eshte aspak zgjidhja Jared Blumenfeld, pergjegjes i Departamentit te Mjedisit ne qytetin e San Franciskos, ka perllogaritur se kushton 4.000 dollare riciklimi i 1 toni qesesh plastike, per te nxjerre nje produkt qe do te shitej pastaj ne treg me 32 dollare!


Dhe perfytyroni cproblem eshte mosriciklimi i plastikes edhe per nje vend te zhvilluar si SHBA, ku, mes Kalifornise dhe Havait lundron nje gjigant mbeturinash, i quajtur Garbige Patch, me madhesi sa dyfishi i Teksasit, i perbere ne 80perqind nga plastika! Riciklimi i plastikes duket ka dobi kryesisht ne vende si Shqiperia, ku paguhet pak krahu i punes dhe nuk ka taksa mjedisi, ku mund te helmohet pa pengese ajri dhe toka. Ndaj ti hapim dyert e importit felliqesirave plastike!


Rruga e vetme per tu cliruar nga makthi i ambalazhit plastik eshte ndalimi i tij, qofte dhe i pjesshem. Vende si Bangla Deshi, Ruanda e shume te tjera e kane ndaluar perdorimin e tyre. Po keshtu e ka ndaluar edhe qyteti i San Franciskos, te tjere qytete si Bostoni po e pasojne. Kina ka ndaluar perdorimin e qeseve plastike pa pagese. Irlanda ka vene takse te forte mbi to, duke sjelle keshtu uljen e perdorimit ne 90perqind.


Ose perfytyroni sikur gjithe uji qe tregtohet ne Shqiperi te mos futej me ne shishe plastike por ne shishe te kthyeshme qelqi! Mirepo si do te pasurohen biznesmenet e shisheve plastike?


Ne u rritem ne nje Shqiperi pa qese e pa shishe plastike. Me nje rrjete beheshin pazaret, kurse shitesi mallrat ushqimore ti mbeshtillte ne leter. Askush nuk vdiq as u semur per keto arsye. Ndersa shishet e qelqit i kthenim te gjitha dhe me parate e fituara shkonim ne kinema. Nuk jam nostalgjik per ate kohe (kryesisht sepse njerezit qe na drejtojne jane cok pjella te saj); por syte i kemi te gjithe ne balle per te kuptuar se lindem ne nje vend te bukur dhe do te vdesim ne nje vend qe eshte ne rrugen me te vendosur te shemtimit.


Duke hequr dore dalengadale nga marrezia e ambalazhimit, e sidomos e ambalazhimit plastik, mund te mberrijme ndoshta te njera nga kthesat e kesaj rruge, qe duhet te ndodhe pikesepari ne kokat tona. Njekohesisht presim masa radikale nga administrata qendrore, bashkite dhe komunat. Gjera konkrete jo letrarizma me ardhmeri e qytetari.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit