Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Masa ndaj uljes se temperaturave

Publikuar me : 31.01.2012 Ne : Kronike - 38 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Për shkak të rënies së temperaturave, të cilat do të përfshijnë pothuajse gjithë vendin, policia kërkon nga të gjithë drejtuesit e mjeteve të marrin masat, ndërsa vë theksin në përdorimin e zinxhirëve dhe të mjeteve të tjera mbrojtëse.

Policia njofton se në Kukës, aksi rrugor Topojan – Shishtavec është i pakalueshëm, ndërkohë Topojan – Kukës i kalueshëm me zinxhirë. Kalohet me zinxhirë aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë-Kala Dodës në drejtim të Peshkopisë, si dhe aksi Shëmri – Qafë Shllak.

Akset rrugore Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës,  Reç – Zall – Dardhë – Aras – Muhurr – Peshkopi janë të kalueshme me zinxhirë dhe me vështirësi, pasi ka shtresa akulli. Po ashtu akset Bulqizë – Shupenz – Ostren dhe Stëblevë – Librazhd  janë të  kalueshme me zinxhirë.
Vështirësi paraqet aksi Aras – Lurë, i cili është i  pakalueshëm, ndërsa po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në rrethin e Malësisë së Madhe ka dëborë në zonat e thella, lëvizet  me zinxhirë në aksin Koplik – Razëm. Po ashtu dhe në akset Bogë – Theth, Salcë – Vermosh, po punohet për pastrimin e tyre.

Në rrethin e Pukës, akset Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak,  Qafë Mali – Dardhë  dhe Fushë Arrës – Iballë janë të kalueshme me zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Një pjesë e akseve rrugore, ende janë të bllokuara nga bora

Në akset në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës kalohet me zinxhirë.

Aksi Librazhd – Bulqizë momentalisht është i kalueshëm me zinxhirë dhe me vështirësi, pasi ka dhe shtresa akulli. Aktualisht po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në segmentin rrugor Korçë – Qafa e Qarrit,  lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë; po ashtu dhe në akset rrugor Korçë – Boboshticë – Dardhë dhe Korçë – Voskopojë qarkullohet me zinxhirë.
Në segmentin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve në disa segmente që kanë shtresa akulli dhe vetëm gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit, bëhet me zinxhirë, ndërsa gjatë orëve të mesditës kalohet pa zinxhirë. Aktualisht po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 64 here.
Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioniDhune seksuale ndaj nje te miture, foto arkiv Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg pasi e përdhunuan dhe e nxorën në rrugë një vajzë rumune që të prostituonte. Vajza ngriti i denoncoi  shqiptarët duke i futur në burg për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturave. Ngjarja daton rreth 2 vjet më parë në Sansepolcro, ku ajo një 17-vjeçare nga Rumania e sapombërritur në Itali, merret dhe mbyllet në një dhomë ku dy shqiptarë e mbajnë të mbyllur dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit