Publikuar me : 12.11.2008 Ne :
Krimi - 1006 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Nje urdher i Agim Shehut, ish-zv/minister i Brendshem, njekohesisht edhe ish-drejtor i Policise se Shtetit, ka derguar ne Sarande ne vitin 1997, ne kulmin e trazirave, kater punonjes te Policise se Shtetit per te rivendosur rendin, ku njeri prej tyre, pas perplasjes me banditet, u ekzekutua. Nje tjeter u rrembye dhe u mbajt peng per disa dite, ndersa dy "te shpetuarit" pershkruan per dhjetera ore ne kembe male e fusha, per te perfunduar ne qytetin e Fierit. Historia daton me 4 mars 1997, ku kater efektivet e Policise se Vlores, Gjergji Mehmeti, Sokol Bixhga, Aduart Alija dhe Myzafer Blushi jane urdheruar per te ngritur Komisariatin e Policise se Sarandes, ku efektivet e te cilit kishin dezertuar. Dje, prokurori i Krimeve te Renda, Adnan Xholi, ka derguar ne gjykate dosjen ndaj 10 "rebeleve" sarandjote, te cilet prene ne bese "vellezerit" e tyre. Sipas tij, efektivet e policise jane nisur mengjesin e dates 4 mars ‘97 nga Vlora, pas urdhrit te Shehut, me automjetin "Benz Mercedez" 240. Sapo kane arritur ne Sarande, kane shkuar ne komisariat, por kane konstatuar se ka qene i djegur plotesisht dhe rreth tij nuk ka pasur asnje punonjes policie. "Pas ketij momenti kane komunikuar me telefon me zv/ministrin per situaten ne te cilen ndodhej Komisariati i Policise Sarande, qe nuk mundej te riorganizohej dhe kane vendosur te largohen", thuhet ne dosjen e prokurorise. Pas ketij komunikimi, ne Sarande rastesisht takohen me shtetasit Lefter Blushi, Genci Blushi (familjare te punonjesit te policise Myzafer Blushi) dhe me Krenar Ferunin.
Dalja nga Saranda
Prokuroria ka argumentuar se rreth ores 12.30-13.00 te po asaj date, punonjesit e policise kane vazhduar rrugen per ne dalje te qytetit te Sarandes, por ne momentin qe kane shkuar te nenstacioni elektrik i ka parakaluar nje makine tip "Mercedez Benz" 190, me ngjyre jeshile dhe me targa te Sarandes, brenda se ciles kane qene tre persona. Ky automjet i ka prere rrugen 4-5 metra para dhe prej tij ka zbritur pasagjeri, i cili ne dore mbante nje arme automatike. Prokuroria thote se ky person ka shkuar te punonjesit e policise duke i pyetur se kush ishin dhe ku do te shkonin. Ketij personi i eshte pergjigjur Sokol Bizhga, duke iu prezantuar ne emer, gjithashtu i ka thene se ishin punonjesit e Policise se Vlores. "Ky ka qene momenti qe punonjesit e policise i kane bere çarmatosjen atij. Nga automjeti me targa te Sarandes, per te pare se çfare po ndodhte, kane dale edhe dy shtetas te tjere. Pas ketij momenti ka filluar edhe shkembimi i zjarrit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ka qene Armand Hysi, ndersa ne sediljen e pasagjerit te pare ka qene Edmond Sejko (i thirrur ndryshe "Bubeqi") dhe ne sediljen e pasme ka qene deshmitari Fatos Mahmutaj", thuhet ne dosjen e akuzes.
Drejt Qafe-Gjashtes
Sipas akteve te dosjes, pas perplasjes me arme pa pasoja, punonjesit e policise kane marre ne automjetin e tyre Edmond Sejkon dhe Fatos Mahmutajn, me qellim kalimin e sigurt nga Saranda. Ndersa Armand Hysi, ne momentin qe ka shkuar ne nje karburant prane Qafe-Gjashtes, ka komunikuar me grupin e personave te armatosur sarandjote qe kane qene ne karburant dhe u ka thene se nje automjet me targa te Vlores ka marre peng dy veta. "Nderkaq, personat e armatosur qe ndodheshin atje jane pozicionuar dhe kane zene vende. Pas disa momentesh kane shkuar punonjesit e policise. Por, kur afrohen 50 metra, jane gjendur perballe nje sulmi me arme zjarri. Te ndodhur ne te tilla kushte, punonjesit e policise kane ndaluar automjetin pas nje kamionçine dhe me qellim kalimin e rruges pa problem, ka zbritur nga makina i paarmatosur Sokol Bizhga dhe i eshte drejtuar grupit te personave te armatosur me fjalet: ‘...Jam shefi i policise kriminale te Vlores, jemi leber, jemi vellezer, prandaj mos qelloni‘, por, nga ana e personave qe ndodheshin te karburanti, ka vazhduar serish te qellohej me arme", thuhet ne dosje.
"Tufjani" solli viktimat
Punonjesit e policise, sipas prokurorise, kane kerkuar nga personat qe kishin ne automjet, pikerisht nga Edmond Sejko dhe Fatos Mahmutaj, te shkonin te te rebeluarit dhe te negocionin qe te largoheshin pa pasur ndonje problem. Por, ne momentin qe personi Edmond Sejko ka shkuar, jo vetem nuk ka negociuar, por ka thene fjalen "Tufjani". Ky ka qene edhe momenti ne te cilin personat e armatosur kane vazhduar serish duke qelluar me bresheri armesh, ku si pasoje e shkembimit te zjarrit rreth 10-15 minuta ka mbetur i vrare punonjesi i policise Gjergji Mehmeti. Prokuroria thote se gjate shkembimit te zjarrit punonjesit e policise, Myzafer Blushi dhe Sokol Bizhga, kane arritur te largohen, ndersa punonjesi tjeter, Eduart Aliaj, eshte kapur nga personat e armatosur dhe eshte mbajtur peng e keqtrajtuar per disa dite ne qytetin e Sarandes. Pas shkembimit te zjarrit, te armatosurit i kane vene flaken automjetit ne te cilin ndodhej trupi i punonjesit te policise, Gjergji Mehmeti.
Personat qe kane qelluar ne drejtim te policeve
Vladimir Sinani
Nestor Sinani
Alqi Paguni
Eduart Çipa
Edmond Sejko
Arben Kendezi
Agron Qurku
Mikel Kendezi
Aleksander Bala
Ristan Lapa
Punonjesit e policise qe u sulmuan
Gjergji Mehmeti (i vrare)
Eduart Alija (i marre peng)
Sokol Bizhga
Myzafer Blushi