Publikuar me : 16.10.2011 Ne :
Kronike - 43 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga vendngjarja
Policia e Lezhës ka përgënjeshtruar dje lajmin e dhënë në disa media se viktimës së ngjarjes tragjike në oborrin e Gjykatës,i është gjetur një dokument i falsifikuar policie. Dokumenti që mediat i janë referuar si “dokument i falsifikuar policie” është në fakt një diplomë e organizatës ndërkombëtare ICCU, që kryen trajnime në fushën e antikrimit ekonomik. I pyetur mbrëmë në linjë telefonike nga “Shekulli” lidhur me këtë detaj të ngjarjes së rëndë, drejtori i policisë së Lezhës, z.Muharem Furriku, konfirmoi se nuk bëhet fjalë për asnjë dokument të falsifikuar dhe ajo që është dhënë në një numër mediash, është një keqinterpretim i gazetarëve lokalë. “Nuk ka dokumente false, madje dokumenti i ICCU-së na ka shërbyer për identifikimin e viktimës. Nuk kemi bërë kurrë deklaratë zyrtare për ndonjë dokument fals policie te viktima”, tha Furriku. E kontaktuar përmes internetit nga adresa e saj online iccu.eu, organizata në fjalë pritet të dërgojë një deklaratë proteste, ndërsa familjarët ende të shokuar nga ngjarja, kanë paralajmëruar hapjen e një procesi gjyqësor për shpifje.
I arrestuar për masakrën, ish-kreu i PD-së së Lezhës
Ngjarja tragjike e një dite më parë në qytetin e Lezhës, ku pati përleshje me armë për ccështje pronësie me pasoje vdekjen e nje personi, ccoi në pranga pesë persona. Sicc njofton Drejtoria e Policisë së Lezhës të arrestuarit janë: Alban Deda, Viktor Bershimi, Ermal Lulasha, Sokol Seidiaj dhe Mëhill Ndreu. Konflikti ka nisur për motive pronësie pasi familja Deda kishte hapur gjyq me familjen Ndreu duke pretenduar se kishte ndërtuar një lokal dhe hotel në tokën truall në pronësi të tyre në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Si pasojë e konfrontimit mbeti i vrarë shtetasi E.B. pa lidhje të drejtpërdrejtë me përplasjen gjyqësore. Mëhill Ndreu, njëri prej të arrestuarve, është një person i njohur në zonën e Lezhës pasi në të shkuarën ka mbajtur postin e kryetarit të PD-së në këtë qytet.