Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Masakren e shqiptareve ne Dubrave e urdheroi Serbia

Publikuar me : 15.10.2010 Ne : Kuriozitete - 154 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Masakra mbi te burgosurit shqiptare ne burgun e Dubraves gjate bombardimeve te NAT0-s ,ne vitin 1999, eshte kryer me urdher te Qeverise se Serbise.

Keshtu pohon edhe Prokuroria serbe per krime lufte, e cila ka siguruar dokumentin qe e ngarkon ministrin e atehershem serb te drejtesise, Dragolub Jankovic, dhe zevendeskryeministrin e RF te Jugosllavise, Nikolla Shainovic, per krimet e luftes ne burgun e Dubraves afer Istogut.

Sipas kesaj urdherese, te burgosurit serbe per krimet me te renda jane transferuar ne burgun e Dubraves, per ti qeruar hesapet me te burgosurit shqiptare.

Sic shkruan e perditshmja Danas e Beogradit, gjate hetimeve eshte zbuluar se mbi te burgosurit shqiptare fillimisht eshte hapur zjarr me revole dhe pushke, e pastaj kur te dyshuarit e kuptuan se per kete krim nuk mund ta akuzojne NAT0-n, atehere kane vendosur qe kunder te burgosurve neper dhoma te hapet zjarr nga mortajat zola.

Pas krimit, rreth 90 per qind e te burgosurve serbe marrin pushim nga 15 deri me 20 dite, dhe pastaj kurre nuk jane kthyer per te vuajtur denimet me burg. Gazeta citon zevendesministrin e atehershem te drejtesise, Zoran Stefanovic, i cili ka thene se te gjitha urdhrat kane arritur nga Jankovic.

Gjate hetimeve eshte konfirmuar se njerezit ne terren, te cilet u kane raportuar autoriteteve te atehershem te regjimit ne Beograd per krimin ne burgun e Dubarves, qellimisht kane rritur numrin e te vrareve, sepse kane pasur urdher qe numri i viktimave te jete rreth 500.

Fondi per te Drejten Humanitare, me seli ne Beograd, ne maj te ketij viti ka bere kallezim penal ne Prokurorine per krime lufte kunder 34 pergjegjesve per vrasjen e mbi 90 personave dhe plagosjen e me se 150 te burgosurve shqiptare ne burgun e Dubraves. /Koha/Telegrafi/

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit