Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kronike - 25 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një ngjarje e rëndë ndodhi në rrethin e Hasit. Një 18- vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht ndërsa ishte duke prerë lëndë drusore me motor sharrë në mal. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së kaluar.
18-vjeçari Naim Muneka, nga fshati Tregtan i rrethit të Hasit, po priste lëndë drusore me motosharrë në malin ku ndodhen edhe bjeshkët e fshatit afër kufirit, por në anën kosovare, kur motosharra i ka dalë nga kontrolli duke i prerë në pak sekonda të dyja këmbët e më pas duke e dëmtuar edhe në pjesë të tjera të trupit, gjë që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.