Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit

Publikuar me : 14.12.2008 Ne : Krimi - 1217 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Ne mes te dites, ne mes
te kryeqytetit, ne prani
te dhjetera deshmitareve,
nje 35-vjeçar
ka plagosur me thike mjekun
Agron Ylli, duke i shkaktuar plage
te renda ne bark. Ngjarja ka ndodhur
dje ne mesdite, ne zonen e
"Shallvareve" ne Tirane, ku mjeku
50-vjeçar po debatonte me nje
te afermin e pacientes se tij. Ne
gjaknxehtesi e siper, Bujar Valiasi
ka nxjerre nga brezi thiken dhe
ka qelluar nje here mbi trupin e
mjekut 50-vjeçar, duke shokuar
te gjithe te pranishmit. Keta te
fundit lajmeruan nderhyrjen
e shpejte dhe i plagosuri eshte
transportuar ne gjendje te rende
ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet.
Mjeket thane per gazeten
se ne fillim gjendja e "kolegut"
te tyre ishte kritike, pasi plaget
rrezikonin disa organe, por pas
nderhyrjes kirurgjikale gjendja
eshte permiresuar, ndersa ne oret
e pasdites se djeshme mjeku ishte
jashte rrezikut per jeten.
Nderkohe, ne vendngjarje ka
mberritur nje patrulle e policise,
e cila ka marre ne pyetje deshmitaret,
ndersa pas nje mobilizimi
eshte arritur te kapet autori i
ngjarjes, i cili eshte Bujar Valiasi.
Sipas te dhenave te policise,
mjeku Agron Ylli, qe mban graden
"Asistent Profesor", i njohur mes
mjekeve ne spitalin "Nene Tereza"
si nje nder specialistet me te mire
te tiroideve dhe diabetologjise,
eshte qelluar para klinikes se tij te
"Shallvaret", pas refuzimit per te
plotesuar nje flete kempi. Nje goditje
me thike ne bark nga autori
Bujar Valiasi, 35 vjeç, ka derguar
ne Spitalin Ushtarak ne gjendje
te rende per jeten mjekun prej 26
vitesh ne kete profesion. Ngjarja
ka terrorizuar te gjithe personat
deshmitare ne vendngjarje. Burime
nga policia thane se sulmi
ndaj doktorit ka ndodhur pas
kerkeses se autorit Valiasi, i cili
kishte paciente bashkeshorten e
tij ne kete klinike private. Autori
ka hyre ne klinike per te marre
nje raport kempi per gruan e tij
te semure nga tiroidet. Duket
se mjeku Ylli ka kundershtuar ta
plotesoje raportin, çka ka sjelle
edhe plagosjen e menjehershme
te tij. Deshmitaret thane per policine
se ka pasur debate, por ata
nuk kane mundur te nderhyjne
per shkak te frikes. Policia ka
dyshime te forta se Bujar Valiasi
nga fshati Kashar ka hyre ne klinike
me paramendim per te qelluar
mjekun me thike. Policia ka si
prove te forte marrjen e armes
se ftohte ne shtepi. Sipas tyre,
autori i plagosjes eshte kapur ne
kushtet e flagrances dhe per kete
ka ndihmuar edhe patrullimi i nje
sherbimi policor prane zones. Policia
tha se autori eshte paraqitur
gjakftohte, por nuk deklaroi nese
ai eshte penduar.


Godo, shqetesim per mjekun e plagosur

Ministrja e Shendetesise, Anila
Godo, ka denuar ashper
agresionin ndaj mjekut Agron
Ylli. Menjehere pas ngjarjes se
djeshme, ku mjeku eshte goditur
me thike nga nje 35-vjeçar,
duke rrezikuar seriozisht jeten,
ministrja Godo ka shkuar per
t‘u interesuar mbi shendetin e
tij ne Spitalin Ushtarak, ku ai ka
marre trajtimin e menjehershem.
Godo eshte takuar me grupin e
mjekeve qe kane kryer operacionin
e doktorit te plagosur dhe ka
qendruar ne ambientet e Spitalit
Ushtarak deri ne perfundim te
kesaj nderhyrjeje. Me tej Godo ka
marre edhe garancine nga mjeket
kirurge se kolegu i tyre, 50-vjeçari
Ylli, ka dale jashte rrezikut per
jeten, ndonese gjate diteve ne
vijim ai do t‘u nenshtrohet mjekimeve
intensive nga ana e stafit
mjekesor te ketij spitali. Sot titullarja
e nje prej institucioneve
me problematike ne vend, Godo,
pritet te dale ne nje konference
per te bere publik qendrimin e
Ministrise se Shendetesise ndaj
ketij rasti.
 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kapen 200 kg hashash nė Lazarat, ikin transportuesit

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Krimi - Lexuar : 904 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'. Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim. Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te ditur ne njoftimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari
» Milano, qellohet shqiptari me pistolete
» Masakra e Qafe-Gjashtes ne 97-en, zbulohen urdheruesit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit