Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Gjykata Penale i ka komunikuar sot masën e sigurisë shefit të IT-së së kryeministrisë Armando Kasaj, ndaj të cilit dy ditë më parë u morr masa “arrest shtëpie”. Pas hetimit prokuroria theksoi se kamerat e sigurisë ishin në gjendje pune dhe se personi nën hetim, Armando Kasaj, ka qëndruar në ambientet e Kryeministrisë pas orës 23.00 të datës 21 janar 2011. Mbi të rëndon akuza se ka fshirë të gjitha regjistrimet.
Masa e sigurisë do t`i komunikohet dhe Komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe shoferit të tij Margarit Kume. Sipas Prokurorisë, Ndrea Prendi ka konsumuar veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim si dhe ka shpërdoruar detyrën.
Ndërsa për shoferin e komandantit të gardës, Margarit Kume, prokuroria thekson se ai duke dashur të ndihmojë për të shmangur nga përgjegjësia ligjore Ndrea Prendin e ka ndryshuar tytën e pistoletës me të eprorit.