Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
MASH Fituesit e universiteteve publikohen para 14 shtatorit

Publikuar me : 11.09.2010 Ne : Sociale - 202 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nepermjet nje udhezimi te vecante, ministri i Arsimit ka bere publike procesin e regjistrimit ne IAL


Kandidatet fitues qe nuk kryejne regjistrimin paraprak, humbasin te drejten e studimit ne universitet


Ministria e Arsimit ka bere publike gjate dites se djeshme procedurat e regjistrimit ne institutet publike te arsimit te larte ne vend. Nepermjet nje udhezimi, ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, ka shpjeguar proceduren e regjistrimit ne universitete e cila do te nise fill pas shpalljes se fituesve me date 14 shtator. Zinxhiri i procesit te regjistrimit kalon neper tre hallka, regjistrimi paraprak, i ndermjetem dhe perfundimtar.


Regjistrimi paraprak


Sipas udhezimit te MASH, te gjithe ata kandidate qe kane rezultuar fitues duhet te regjistrohen paraprakisht ne programin e studimit, procedure kjo qe duhet te kryhet prane sekretarive mesimore te fakulteteve gjate datave 14-19 shtator 2010, nga ora 08 00, deri ne oren 18 00. Per regjistrimin paraprak, kandidati duhet te paraqitet personalisht prane sekretarive mesimore dhe te dorezoje dosjen individuale, me dokumentet origjinale.


Dosja duhet te permbaje deftesen e pjekurise (ne mungese te origjinalit, vertetim me liste notash me fotografi ose dokument me fotografi i leshuar nga Arkivi i Shtetit me notat perkatese te nenshkruara nga drejtori i shkolles dhe nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale (Zyres Arsimore); dokument identifikimi (leternjoftim ose pasaporte) dhe fotokopje te tyre; dy fotografi si dhe mandati i arketimit te tarifes se regjistrimit prej 1550 leke te paguar ne nje nga bankat e nivelit te dyte. Sekretaria mesimore pajis kandidatin me nje flete-regjistrimi paraprak, ku shenohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si edhe data dhe ora e regjistrimit.


MASH kujton te gjithe kandidatet qe kane rezultuar fitues se ne raste se nuk do te kryejne regjistrimin paraprak humbasin te drejten e regjistrimit dhe te vazhdimit te procesit, pasi nuk do te perfshihen ne listen perfundimtare te fituesve.


Me tej mbi bazen e regjistrimeve paraprake te kryera dhe te vendeve te paplotesuara, APRIAL-i, me 25 shtator 2010, shpall listen e ndermjetme te kandidateve fitues.
Regjistrimi i ndermjetem.


Ata kandidate te cilet ne listat e ndermjetme jane shpallur fitues ne nje program studimi te nje preference te tyre me te larte se ai i regjistrimit paraprak, do te cregjistrohen nga vete sekretarite mesimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar me pare. Keta kandidate duhet te terheqin dosjen individuale me dokumentet perkatese prane sekretarive mesimore te fakulteteve te cilat do te jene ne gatishmeri per cregjistrimin e kandidateve gjate periudhes 27shtator -1 tetor 2010, nga ora 08 00, deri ne oren 18 00.


Kandidatet, te cilet edhe ne listat e ndermjetme rezultojne fitues ne te njejtin program studimi, nuk eshte e nevojshme te regjistrohen. Edhe ne kete hallke te dyte te procesit te regjistrimit ata kandidate qe nuk kryejne regjistrimin e ndermjetem brenda datave te percaktuara humbasin te drejten e regjistrimit dhe nuk do te perfshihen ne listen perfundimtare te fituesve e cila do te publikohet me 6 tetor 2010.

Regjistrimi perfundimtar


Kandidatet te cilet ne listat perfundimtare jane shpallur fitues ne nje program studimi te nje preference te tyre me te larte se ai i regjistrimit te ndermjetem, do te cregjistrohen automatikisht nga sekretarite mesimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar me pare.


Edhe ne kete rast kandidatet duhet te terheqin dosjen individuale me dokumentet nga sekretarite mesimore ku jane cregjistruar dhe regjistrohen ne programin e studimit ne te cilin jane shpallur fitues me listat perfundimtare. Per te kryer cregjistrimet dhe regjistrimet e kandidateve te rinj fitues, sekretarite mesimore do te jene te hapura gjate periudhes 7-9, tetor 2010 prej ores 08 00, deri ne oren 18 00.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 80 here.
Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine  Tani o bote me uro gjume te embelAurora Molla  Aurora Molla një nga viktimat e aksidentit tragjik të ditës së hënës është varrosur një ditë me vonesë, pasi prindërit kanë dashur të përmbushin amanetin e saj. Aurora e kishte ndjerë fatin e saj që e priste, dhe para se të largohej i kishte thënë së ëmës se do të vinte në shtëpi edhe e vdekur për të festuar ditëlindjen e të fejuarit të saj, Erjon Maxhari, më 23 maj. Ky i fundit nuk është përmbajtur në ceremoninë e varrimit, pasi i ka rënë...Lexo te gjithe artikullin »


» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit