Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pas bërjes publike të shqetësimit për shtimin me anë të mashtrimit të azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë, sot janë kthyer dhe “mashtruesit” e parë. Në orët e para të mëngjesit zbritën në aeroportin e Rinasit 10 azilkërkuesit shqiptarë të kthyer nga Belgjika.
Në një vizitë pak ditë më parë në Tiranë, drejtori për Imigracionin dhe Azilin në Ministrinë e Brendshme belge, Freddy Rosemont, deklaroi se vetëm gjatë tetorit, shqiptarët kanë bërë 240 kërkesa për azil, kryesisht për probleme gjakmarrjeje.
Zyrtari belg deklaroi se janë konstatuar se afro 60 perqind e azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Belgjikës vijnë nga Qarku i Shkodrës, ndërsa 20 perqind e të tjerë vijnë nga qarku i Kukësit dhe 20 perqind nga qarku i Tiranës.
Sipas tij, çdo kërkesë azili do të trajtohet dhe shqyrtohet në mënyrë jashtëzakonisht shumë të shpejtë nga pikëpamja kohore dhe për azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria përgjigjja ndaj kërkesës së tyre është “jo”.