Publikuar me : 07.10.2011 Ne :
Kronike - 58 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vëllai i merr motrës paratë e siguracionit të djalit të vdekur. 59-vjeçarja S.B ka denoncuar në polici të vëllain dhe kunatën, Safet Rapçe dhe M. Rapçe, të cilët përmes falsifikimit të dokumenteve kishin arritur t’i merrnin asaj 150 mijë euro.
Sipas të dëmtuarës, paratë kishin qenë siguracioni i jetës së të birit, i cili kishte vdekur në një aksident në Greqi 5 vjet më parë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për hetime të mëtejshme.