Thanas Mocka eshte denuar vitin e kaluar nga gjykata e Shkodres me 12 vite burg per mashtrim me pasoja te renda
I arrestuari i djeshem, ishte akuzuar se pajiste me viza ne ambasaden sllovene persona te ndryshem qe i paraqiste si gazetare
TIRANE- Prangoset ne mesnate i kerkuari per mashtrim me viza, i denuar me 12 vite burg nga Gjykata e Shkodres me 13 mars te vitit te kaluar. Thanas Mocka, 63 vjec, i kerkuar nga Drejtoria e Policise se Shkodres, pasi ishte i denuar nga gjykata e mesiperme, per vepren penale te mashtrimt me shuma te medha ne bashkepunim me persona te tjere me pasoja te renda.
Lajmi u be i ditur dje zyrtarisht nga Drejtoria e Policise se Tiranes nepermjet nje njoftimi zyrtar ne te cilin pohonte se i kerkuari ishte arrestuar rreth ores 02 00 te mengjesit te djeshem ne banesen e tij ne rrugen e Dibres ne afersi te Medresese. Mocka, 63 vjec, me origjine nga Vlora eshte akuzuar nga Prokuroria e Shkodres dhe me pas denuar nga gjykata perkatese ne vitin 2009, per akuzat e ngritura ndaj tij.
Ne adrese te Mockes ne drejtorine e Policise se Shkodres dhe ne komisariate te tjera te vendit, kishin mberritur denoncime te ndryshme, qe e akuzonin ate per mashtrim, ndersa iu merrte shuma te konsiderueshme personave te ndryshem duke iu premtuar viza sllovene, nepermjet te cilave, aplikantet do te kishin mundesi te kalonin nga Sllovenia ne drejtim te vendeve te BE-se. Ne disa raste Policia ka verejtur se aplikimet beheshin sikur personat ishin gazetare.
Pagesa per nje aplikim dhe pajisje per vize ne ambasanden sllovene, do te kushtonte 1500 euro, ndersa pas marrjes se vizes, personat mund te ishin te lire te qarkullonin ne vendet e BE-se. Levizja e lire ne vendet Shengen mundesohej nga fakti se Sllovenia ishte pjese e vendeve te Bashkimit Europian, ne vitin 2005, kur edhe u denoncua Mocka, bashke me Alfons Uken, 40 vjec, nga Puka me banim ne Tirane.
Ne momentin e arrestimit, Mocka ka bere te paditurin per efektivet e Policise, te cileve iu pohoi se nuk kishte probleme me drejtesine. Me pare 63- vjecari nga Vlora, ishte arrestuar ne vitin 2005, bashke me Alfons Uken te akuzuar se mashtronin duke premtuar sigurimin e vizave sllovene.
Ne kohen e arrestimit te dy ata akuzoheshin per dhenie ndihme per kalimin e paligjshem te kufirit dhe mbajtje pa leje te armeve te gjuetise. Nga hetimet, policia ka konkluduar se dy te arrestuarit u siguronin viza sllovene klienteve te tyre, sikur punonin gazetare ne organe te ndryshe meidash.
I arrestuari i djeshem akuzohej se per qellime perfitimi i kishin dhene ndihme pese personave duke siguruar vizat qe do tu mundesonin personave kalimin e tyre lirshem ne drejtim te Italise dhe vendeve te tjera te BE-se.
Arrestohet per armembajtje pa leje
Kapet me pistolete ne Vaqarr, arrestohet 23- vjecari banor i fshatit Gropaj. Erlind Kusi, 23 vjec, u arrestua dje ne mbremje nga grupet e Forces se Posacme, ndersa gjate nje kontrolli te kryer ndaj tij, policia i gjeti dhe i bllokoi nje pistolete te markes Zastava te cilen e mbante pa leje.
Sipas burimeve te policise, Kusi u kap dhe u ndalua nga grupet e forces se posacme gjate nje kontrolli, te kryer ne nje banese ne fshatin Gropaj, jo shume larg baneses se tij.
Kusi, eshte nipi i nje personi i cili ka qene i dyshuar nga policia si i perfshire ne nje seri vrasjesh te ndodhura ne kreqytet, kryesisht ne zonen e Kombinatit, gjate periudhes se viteve 1997- 2007.
Burimet e policise, pohuan dje per Shekullin se kontrolli ne banesen e mesiperme eshte kryer pas dyshimeve te policise per nje konflikt ne afersi te baneses se te arrestuarit. Menjehere pas mberritjes ne adresen e lajmeruar, policia nisi krehjen e zones, si dhe verifikimin ne banesen e dyshuar.
Pas verifikimeve dhe kontrolleve te kryera ne disa banesa, policia gjeti dhe zbuloi se Kusi, ishte fshehur ne nje shtepi jo shume larg baneses se tij ne fshat, ku edhe u gjet. Kusit iu vune prangat ne flagrance nga policia duke i komunikuar atij arrestimin me akuzen e mbajtjes pa leje te armeve dhe municoneve luftarake.
Ne cilesine e proves materiale, policia i bllokoi atij pistoleten Zastava, bashke me nje kreher fishekesh, ndersa ai u izolua ne ambientet e policise se kryeqytetit.