Gjykata vendosi te lere ne burg, dy te arrestuarit Fllaga dhe Ura, ndersa gjate seances ata akuzuan njeri tjetrin per mashtrimet
Numri i te mashtruarve, sipas prokurorise, mund te shkoje ne 160 persona, te cilet kane paguar nga 50- 2 mije euro
TIRANE- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet, vendosi izolimin ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg deri ne fund te hetimeve per dy mashtruesit, Fatmir Fllaga, 55 vjec, dhe Adriana Ura, 26 vjece, qe kundrejt pagesave te majme premtonin pune ne organizaten policore Europol bashke me nje pasaporte diplomatike.
Masa e sigurise, u kerkua edhe nga prokurori i ceshtjes, Julian Xhengo, i cili renditi nje sere provash materiale ne ngarkim te dy mashtruesve Ura dhe Fllaga, te dy banues ne Tiranes.
Dy te arrestuarit, Ura dhe Fllaga gjate fjales se tyre para gjyqtarit te masave, akuzuan njeri-tjetrin per mashtrimet e realizuara. Une kam qene e punesuar nga Fatmir Fllaga dhe punoja e flisja me njerez mbi bazen e atyre qe me ka thene punedhenesi im,- tha 26- vjecarja Ura e cila kerkoi lirimin e saj. Nuk vonoi shume dhe i menjehershem qe reagimi i 55-vjecarit Fllaga, qe sipas tij, pretendimet e vajzes jane mashtrim i saj i radhes. Nuk kam punesuar njeri.
Edhe une kam qene pre e ketyre mashtrimeve te kesaj vajze dhe shokut te saj te shpallur ne kerkim nga policia si bashkepunetore. Ata me kane mashtruar edhe mua-tha Fllaga duke i hedhur fajin juristes 26- vjecare dhe nje personi tjeter i shpallur ne kerkim me urdher te prokurorise, qe dyshohet se eshte i dashuri i kesaj te fundit. Akuzat e dy te arrestuarve ndaj njeri-tjetrit para gjykates, beri qe mes tyre te plase debati edhe ne sallen e gjyqit, qe u shuajt me urdher te gjyqtarit te gatshem.
Ai i hoqi te drejten e fjales te dy te arrestuarve. Me pas, avokatet mbrojtes kerkuan nga gjykata caktimin e nje mase me te bute sigurie per dy te arrestuarit e operacionit policor Agjenti i Rreme. Kjo kerkese u kundershtua nga prokurori Task-Forces, Julian Xhengo.
Ai para gjyqtarit dhe te arrestuarve e avokateve mbrojtes shpalosi nje sere provash materiale dhe deshmi te ndryshme, qe implikonin dy te dyshuarit ne akuzen e mashtrimit me shume se nje here ndaj shume personave.
Akuza
Hetimet per kete ceshtje kane filluar dy muaj me pare, pas kallezimit te nje qytetari qe ka qene viktime e ketyre mashtrimeve. Te dyshuarit Adriana Ura, 26 vjece, dhe Fatmir Fllaga, 55 vjec, se bashku me nje person i shpallur ne kerkim, kane ngritur nje zyre ku mblidhnin rreth tyre persona te ndryshem qe kerkonin te punesoheshin.
Gjate takimit qe kishin me pune kerkuesit, te dyshuarit i premtonin se do te punesohej si agjent ne nje organizate te quajtur here Europol e ne disa raste Interpol, qe merrej me kapjen dhe arrestimin e personave te kerkuar prej policise se shteteve te ndryshme-thuhet nga akuza. Nga verifikimi i kryer, sipas hetimeve, ka rezultuar se te dyshuarit kane mashtruar rreth 150 persona, ku 85 prej tyre kishin paguar shuma te ndryshme nga 50 deri 2000 euro per vendimin e punes dhe nje pasaporte diplomatike.
Te akuzuarit mashtronin me emrin e Berluskonit
Ata pervec se i premtonin se do ti punesonin ne kete organizate qe kishte qendren ne Itali, i premtonin atyre edhe nje pasaporte diplomatike. Ku per ta disponuar ate i kerkonin te paguanin shuma deri ne 2000 euro per person,-thane burimet e akuzes.
Gjithashtu keto burime konfirmuan se te dyshuarit perdornin ne ndonje rast edhe emrin e vellait te kryeministrit italian Silvio Berluskoni, per te terhequr sa me shume vemendjen e njerezve te ndryshem ne kerkim te nje pune me te ardhura te mira. Mesohet se gjate ketyre diteve ndaj mashtruesve te arrestuar dhe personit te shpallur ne kerkim, prane sektorit te Antikrimit Ekonomik ne Policine e Shtetit jane deponuar edhe rreth 10 kallezime te tjera penale ndaj tyre.
Nderkaq, arrestimi i dy te dyshuarve Ura dhe Fllaga, u krye kater dite me pare nga drejtoria Operacionale e Policise se Shtetit nen urdhrat e njesise se perbashket hetimore te Task-Forces se Prokurorise se Tiranes ne operacionin e koduar me emrin Agjenti i rreme ne kryeqytet.