Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mashtruesit perdornin emrin e Berluskonit

Publikuar me : 04.07.2010 Ne : Kronike - 139 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Bosi eshte vellai i Berluskonit, dhe presim qe kete jave te na xhiroje fondet qe te nisim punen

TIRANE- Dy mashtruesit e arretuar nga sektori i Antikrimit Ekonomik ne Policine e Shtetit dy dite me pare, perdornin emrin e vellait te kryeministrit italian Silvio Berluskoni, per te terhequr sa me shume vemendjen e njerezve te ndryshem ne kerkim te nje pune me te ardhura te mira. Nje fakt i tille behet i ditur per Shekullin, nga burime te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit qe kane hetuar historine e dy mashtruesve te arrestuar ne bashkepunim me drejtorine Operacionale te Policise se Shtetit.

Bosi eshte vellai i Berluskonit, dhe presim qe kete jave te na xhiroje fondet qe te nisim punen, - u thoshnin here pas here mashtruesit njerezve te cileve iu merrnin shuma te majme parash. Nderkaq, ne lidhje me kete hetim, Policia e Shtetit pas urdhrit te Prokurorise ka shpallur ne kerkim edhe nje person tjeter te dyshuar si bashkepunetor te Adriana Ures, 26 vjece, nga Shkodra me banim ne Tirane dhe Fatmir Fllages, 55 vjec, nga Tirana. Dy te arrestuarit Adriana Ura, 26 vjece dhe Fllaga, qe prej dhjetorit te vitit te kaluar dyshohet se ushtronin aktivitet mashtrues ne Tirane, duke rekrutuar njerez te ndryshem se do ti punesonin si agjente ne nje organizate te quajtur here Europol e here Interpol, qe merrej me kapjen dhe arrestimin e personave te kerkuar prej policise.


Emrin e vellait te Silvio Berluskonit, kryeministrit italian, policia e mesoi fillimisht nga disa prej te demtuarve te cilet e kishin degjuar kete fakt nga Adriana Ura. Pas marrjes se kallezimeve te tjera, emri i vellait te kryeministrit italian si drejtuesi i kesaj organizate ka nisur te perseritet shpesh prej denoncuesve, sipas te cileve kete fakt e kishin degjuar nga drejtoresha e filialit ne Shqiperi. Kjo e fundit, e cila ishte diplomuar per juridik me korrespondence, iu prezantohej njerezve te ndryshem me funksionin e Drejtoreshes se organizates policore qe vepronte ne Itali dhe qe po hapte filialin e saj ne Shqiperi.


Bosi i organizates tone eshte vellai i Silvio Berluskonit. Keshtu qe ju vetem se duhet te hapni llogari bankare ne nje banke, ku do tiu hidhen pagat. Por me pare duhet te paguani,- iu thoshte drejtoresha e rreme viktimave te saj. Me pas ajo, eshte munduar ti trembe ata duke tek sa iu kerkonte qe te mos flisnin me askend sepse telefonatat e tyre ishin ne pergjim. Skema e saj, duket se ka funksionur mjaft mire tek te demtuarit, per shkak edhe te imazhit qe ajo jepte, pasi me vete mbante edhe dy persona qe hiqeshin si bodigarde te saj, te cilet paguheshin prej organizates se Eurpolit qe ajo perfaqesonte.

Kur ka kaluar nje fare kohe pasi persona te ndryshem kishin paguar parate, me shpresen e gjetjes se nje pune kane nisur te kerkojne parate e tyre pasi ende nuk po nisnin dot pune. Kete here mashtrimi ka nisur te trashet akoma me shume, pasi dy te dyshuarit, Adriana Ura dhe Fatmir Fllaga, iu kane pohuar se duhej te prisnin vetem pak dite sa te xhiroheshin fondet nga Italia dhe te kryhej regjistrimi i organizates ne Gjykaten e Tiranes si subjekt juridik. Eshte mire qe ju te sillni edhe njerez te tjere te besuar qe mund te punojne per ne dhe sa me shume njerez te sillni ne detyre aq me te mire do te keni ju- mesohet tiu kishte thene disa prej te demtuarve juristja 25- vjecare Adriana Ura. Ne kete menyre disa prej te mashtruarve, jo vetem se kane rene vete ne gracke, por se kane futur edhe te afermit e tyre, ne kurthin e dy te arrestuarve. Dje policia e Tiranes ne vijim te ketij hetimi, regjistroi edhe rreth 8 denoncime te tjera per mashtrim ne adrese te Ures dhe Fllages, ku nuk harrohej te permendej emri i vellait te kryeministrit italian si drejtuesi i pretenduar i organizates fantazme.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 64 here.
Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioniDhune seksuale ndaj nje te miture, foto arkiv Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg pasi e përdhunuan dhe e nxorën në rrugë një vajzë rumune që të prostituonte. Vajza ngriti i denoncoi  shqiptarët duke i futur në burg për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturave. Ngjarja daton rreth 2 vjet më parë në Sansepolcro, ku ajo një 17-vjeçare nga Rumania e sapombërritur në Itali, merret dhe mbyllet në një dhomë ku dy shqiptarë e mbajnë të mbyllur dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit