Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Maska dhe bresheri armesh ne mes te fshatit

Publikuar me : 28.03.2011 Ne : Kronike - 134 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

DURRES/ Policia ka prangosur dy te rinj qe terrorizuan nje fshat te tere dhe dy te tjere qe dyshohet se kane gisht ne ngjarje


DURRES - Dy te rinj jane shfaqur ne mes te fshatit Kenetas me maska dhe arme ne dore, duke qelluar ne ajer. Me pas kane grabitur nje dyqan dhe kane rrembyer forcerisht nje motocikete. Tamam si ne filmat kaubojs. Policia beri te ditur se djemte, qe tashme jane arrestuar dhe mesohet se jane nga fshati Shetel, qe ndodhet ne periferi te Shijakut, kane terrorizuar fshatin Kenetas me te shtena automatiku, me bresheri.


Maskat nuk u kane sherbyer per shume kohe, pasi jane zbuluar nga gjurma e motocikletes dhe mengjesin e se dieles jane vene ne pranga, nderkohe qe jane sekuestruar mallrat e grabitura prej tyre. Policia njoftoi se ka arrestuar shtetasit Roland Stafa, 24 vjec dhe Gentian Hysa, 20 vjec. Gjithashtu jane ndaluar edhe Ervin Çizmja dhe Agron Tuda, edhe keta nga fshati Shetel, pasi dyshohet se kane lidhje me ngjarjen.


Historia


Burimet nga policia bene te ditur se dy vete kane hyre ne fshatin Kenete te komunes Gjepalaj rreth ores 17 30 dhe ne bashkepunim me njeri-tjetrin, te maskuar dhe nen kercenimin e nje arme luftarake, kane vjedhur dyqanin e shtetases H.N. Ne dyqan nuk ka pasur shume materiale te lakmuar prej tyre, por kane marre disa karta telefoni dhe 2 celulare.


Pasi kane dale nga lokali, kane qelluar me bresheri te zgjatur me automatikun kallashnikov qe kishin me vete. Rreth 100 metra nga vendi, kane ndaluar nje kembesor dhe i kane marre edhe atij celularin.


Me pas kane marre rrugen ne kembe per te dale nga fshati, por jane perballur me nje person qe po udhetonte me motociklete, te cilit i kane drejtuar armen automatike dhe nen kercenimin e saj ia kane rrembyer ate. Policia ka bere me dije se udhetari kishte motor tip Jamaha. Duke qelluar me bresheri ne ajer dhe duke e kercenuar, ata i kane marre me dhune motorin. Sipas policise, grabitesit jane larguar me motociklete nga vendi i ngjarjes.

Arrestimi


Ne oret e para te mengjesit policia arrestoi njerin nga protagonistet e kesaj ngjarjeje. Arrestimi i tij u be ne fshatin Pjezge, ku i banonte e motra. Policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale celularet e grabitur, si dhe motocikleten tip Jamaha qe iu grabit ne rruge banorit te Kenetasit. Me pas u arrestua ortaku i tij. Nderkaq, policia e Durresit ben te ditur se u shoqeruan disa persona te cilet mendohet te kene lidhje me kete ngjarje.


Ne pranga kane perfunduar edhe shtetasit Ervin Çizmja, 23 vjec, dhe Agron Tuda, 22 vjec, pasi dyshohet se njeri ka fshehur armen qe ata perdoren, ndersa tjetri kishte dijeni per ngjarjen dhe nuk ka treguar. Ne cilesine e proves eshte sekuestruar arma tip kallashnikov me dy karikatore rezerve. Sipas policise, ka rezultuar se gezhojat e mbledhura ne vendngjarje ne fshatin Kenetas ishin qelluar nga arma e sekuestruar.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 64 here.
Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioniDhune seksuale ndaj nje te miture, foto arkiv Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg pasi e përdhunuan dhe e nxorën në rrugë një vajzë rumune që të prostituonte. Vajza ngriti i denoncoi  shqiptarët duke i futur në burg për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturave. Ngjarja daton rreth 2 vjet më parë në Sansepolcro, ku ajo një 17-vjeçare nga Rumania e sapombërritur në Itali, merret dhe mbyllet në një dhomë ku dy shqiptarë e mbajnë të mbyllur dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit