Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 45 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vërshimi i menjëhershëm i ujrave të lumit Mat, si shkak i rreshjeve të shumta të shiut, ka mbajtur të izoluar një bari së bashku me bagëtitë e tij.
Sipas burimeve të policisë, bariu Ded Markadeda, 63 vjeç, me bagëtitë e tij ka mbetur i bllokuar mes lumit. Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA e mjeteve zjarrëfikëse, si dhe ndihma e policisë së rrethit, të cilët po bëjnë përpjekje për ti ardhur në ndihmë bariut.
Mësohet se bariu po qëndron në një cop toke, në mes të lumit të izoluar nga ujrat.
Operacioni po vështirësohet nga prurjet e vrullshme të lumit dhe pritet t’u vijë në ndihmë një helikopter.