Publikuar me : 18.12.2011 Ne :
Kronike - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor mesditën e sotme në rrethin e Matit. Ngjarja ka ndodhur në urën e “Shul Batrës”, ku një automjet është rrëzuar nga një lartësi prej 15 metrash, duke rënë në lumë.
Drejtuesi i mjetit, Albert Guzi ka mbetur i vdekur, ndërsa dëshmitarët pohojnë se në automjet ka patur të tjerë pasagjerë.
Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet, ndërsa po punohet për nxjerrjen e mjetit nga ujërat.