Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Matematika e Kuvendit, shifrat e pasigurta te mazhorances ne Kuvend

Publikuar me : 04.10.2010 Ne : Politike - 173 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Krahas krizes politike, zgjedhjet e fundit parlamentare kane sjelle dhe krizen e numrave per mazhorances. Megjithese kjo e fundit nuk e pranon nje gje te tille, shumica qeverisese ka pasur veshtiresi te kaloje disa ligje qe kerkonin 71 vota ne situata te caktuara. Mjafton ketu te permendim votimin e ligjit te SHISH, apo votimin dy here radhazi per dekretin e Presidentit mbi pronat. Pas zgjedhjeve koalicioni i PD u shfaq me 70 deputete, 69 PD dhe nje PR dhe nje PDI. Nga ana tjeter te majtet i ndane votat e tyre ne 65 PS, nje PBDNJ dhe kater LSI. Ne kushtet e nje barazimi absolut, 70 me 70, ishte LSI ajo qe beri levizjen e pare duke i dhene te djathteve numrat e duhur per te pasur nje mazhorance te brishte.

Por pak kohe me pas nga dy koalicionet kryesore ndodhi rrjedhja e pare. Shpetim Idrizi u largua nga PS ndersa Dashamir Tahiri nga koalicioni PD-PDI per te krijuar te dy partine PDU. Kjo levizje kaloi pa shume zhurme dhe PDU u vendos ne nje pozicion me prane qeverise se sa opozites.
Zhurma nisi ne momentin kur doli ne drite konflikti mes Ilir Metes dhe Dritan Priftit. Ky i fundit, pas shkarkimit nga posti i ministrit, po mban nje qendrim te distancuar kundrejt LSI-se dhe nje qendrim pasiv kundrejt te gjithe mazhorances.

Prifti ndodhet jashte Shqiperise dhe nuk ka marre pjese ne votimet e fundit ne parlament. Me pas ishte radha e Paulin Sterkajt qe te largohej nga mazhoranca. Deputeti i Shkodres akuzoi PD-ne per drejtimin e keq te vendit dhe deklaroi se do te qendroje jashte ketij grupimi. Me largimin e Tahirit dhe Sterkajt, si dhe me qendrimin pasiv te Priftit, votat e sigurta te mazhorances u tkurren nga 74 ne 71. Me keto numra PD e ka te pamundur qe te qeverise pasi ne shumicen e votimeve ne Kuvend e gjen veten ne minorance, e jo ne mazhorance.

Ministrat, deputetet dhe kryetarja e Kuvendit, per shkak te angazhimeve nderkombetare, gjenden shpesh jashte shtetit dhe shume rralle shumica qeverisese ka te gjithe numrat e duhur ne parlament. Nje tjeter deputet qe ka shfaqur pakenaqesi kohet e fundit eshte edhe republikani Fatmir Mediu, i cili ka shprehur haptazi kundershtimin e tij ne lidhje me shume ligje te miratuar nga mazhoranca si dhe me perfaqesimin e ulet qe ka partia e tij kundrejt LSI-se.


Kjo e ka detyruar mazhorancen qe te nise negociatat aktive me PDU-ne, dy votat e se ciles do i jepnin sigurine e munguar. Berisha ka zhvilluar takime konkrete me deputetet e PDU-se duke u premtuar atyre perfshirjen ne qeveri, por ne nje kohe te dyte. Kryeministri eshte ne pritje te vendimit per vizat pasi i druhet votes kunder te Greqise ne rast se dy deputetet came hyjne ne qeveri me nje axhende konkrete per mbrojtjen e pronave te shqiptareve ne shtetin fqinj. Nje lloj bashkepunimi mes PD dhe PDU eshte vene re ne seancat e fundit parlamentare kur Idrizi dhe Tahiri kane dhene voten e tyre per te rrezuar dekretin e presidentit Topi per pronat pasi vete mazhoranca nuk kishte numrat e duhur.


Ne kete moment vjen edhe levizja e fundit, ajo e Vangjel Tavos. Bazuar ne ate qe ka thene vete Tavo, ai largohet nga grupi i PS por mbetet socialist. Me e mundshmja eshte qe ai te afrohet me LSI-ne por kjo mbetet per tu pare ne ditet e ardhshme. Nderkohe te dyja koalicionet pretendojne se ne ditet e ardhshme do te kete levizje te tjera deputetesh. Secila parti pretendon se do ti marre dy ose tre deputete tjetres duke e kthyer Kuvendin ne nje shesh pazaresh ku te gjithe jane ne tave.


Deputetet e larguar
Shpetim Idrizi largohet nga grupi i PS
Dashamir Tahiri largohet nga PDI
Idrizi dhe Tahiri krijojne PDU-ne
Paulin Sterkaj largohet nga grupi i PD
Vangjel Tavo largohet nga grupi i PS


Perplasja
E vetmja perplasje qe ka pasur midis strukturave te Partise Socialiste dhe deputetit socialist ka ndodhur gjate kohes se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Ne zonen te cilen ishte pergjegjes kandidati Vangjel Tavo, fshati Jorgucat ne Gjirokaster, ka pasur probleme me ceshtjen e organizimit te zgjedhjeve nga ana e strukturave socialiste vendore.

Emerimet

Deputeti Tavo kishte emeruar si perfaqesues te socialisteve nje komisioner i cili me pas rezultoi te ishte nipi i Luan Memushit. Ky i fundit ishte kandidat i Levizjes Socialiste per Integrim per zonen e Gjirokastres. Nga te dhenat qe ekzistonin ne ate zone zgjedhore, 200 vota te Partise Socialiste kane dale te pavlefshme pasi nuk ekzistonte vula e komisionarit socialist.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit