Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Maxhoranca shet “Albpetrol-in” me 72 vota

Publikuar me : 16.12.2011 Ne : Politike - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Maxhorancës i mjaftuan 72 vota e saj, kundrejt 62 votave kundër dje pasditen e djeshme për të miratuar shitjen e plotë të kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol”. Ligji i miratuar dje në Kuvend parashikon procedurat që do të ndiqen për shitjen e kompanisë shtetërore, ndërsa METE pritet të hapë tender për dhënien e saj tek një investitor strategjik.

Që prej paraqitjes së projektligjit një Kuvend, nisma e qeverisë është shoqëruar me debate të ashpra dhe akuza për korrupsion midis deputetëve të opozitës dhe atyre demokrat, të cilat shënuan kulmin dje. Të majtët akuzuan qeverinë se po shet për pak para resurset e vendit duke përmendur krahas “Albpetrolit” edhe kompanitë e tjera strategjike të privatizuar gjatë viteve të fundit, të cilat dështuan sipas tyre. “Për opozitën prona publike është njësoj e shenjtë si ajo private. Me privatizimin e ARMO-s kemi pasur më shumë evazion fiskal, ndotje të mjedisit. Evazioni që është bërë me naftën virgin është në sytë e të gjithëve. Privatizimi i CEZ ka sjellë përkeqësim të gjendjes financiare të KESH-it”, – deklaroi nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli. Më pas, ajo vijoi duke theksuar se projektligji që paraqitej nga qeveria nuk parashikonte trajtimin e punonjësve që do të dilnin nga puna në momentin kur do të bëhej privatizimi. Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço deklaroi të kundërtën duke theksuar se punonjësit që mund të preken nga ky privatizim do të mund të përfitojnë pagën e plotë të një viti.

Deputeti Arben Ahmetaj nga ana tjetër i bëri thirrje qeverisë që të tërhiqej nga privatizimi për shkak të vlerës së madhe që ka ky aset. “Bëhet fjalë për një aset që mund të vlejë miliarda dollarë, dhe nafta e gazi mund të rivlerësohen në miliarda dollarë. Nuk duam që Albpetrol-i të privatizohet 100 për qind, pasi nuk është koha e duhur. Investitorët strategjik provohen gradualisht, sepse bëhet fjalë për një aset që mund të vlejë miliarda dollarë”,- tha Ahmetaj.

Për herë të parë qeveria merr përsipër të shesë të gjithë aksionet e saj tek sektorët strategjik, ndërkohë që deri më tani, në privatizimet e sektorëve me peshë ka mbajtur një pjesë të tyre. Përllogaritet që “Albpetrol” të vlejë rreth 400 milionë dollarë, ndërkohë që deputetët e majtë hodhën dje dyshime edhe mbi kompaninë që ka bërë vlerësimin, “Patton Bog’s”, e cila njëkohësisht bën lobing për qeverinë shqiptar në SHBA. E njëjta kompani ka bërë edhe konsulencën kur u shit ARMO, duke përfituar 4 milionë dollarë. Kompania në fjalë pritet të marrë 2.5 për qind të vlerës në momentin kur të shitet “Albpetrol”.

Kompania ka aktualisht të punësuar mbi 4 000 punonjës, një pjesë e të cilëve rrezikojnë të mbeten pa punë pas privatizimit. Pushimet masive nga puna janë një fenomen që haset në çdo privatizim. Në lidhje me këtë, specialist të METE-s, deklaruan pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve në Kuvend se numri i punonjësve që mund të preken nga reforma vërtitet në rreth 2 500.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit