Publikuar me : 01.11.2011 Ne :
Politike - 46 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sot deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ekonomisë rrëzuan propozimin e Presidentit Topi për emërimin e Sali Shehut në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH.
Sipas deputetëve të mazhorancës, propozimi i bërë nga Presidenti Topi nuk qëndron, pasi kandidati nuk përmbush kriteret profesionale për të kryer këtë funksion. Sipas deputetëve, presidenti Topi duhej të konsultohej më parë me Kuvendin përpara se të propozonte Sali Shehun në postin e kryetarit të KLSH-së.
Ndërkohë që përpara se të rrëzohej kandidatura e tij, Sali Shehu paraqiti para komisionit planet për funksionimin e KLSH-së, si dhe theksoi se ky institucion nuk duhet të jetë i varur nga qeveria.
“KLSH-ja duhet të jetë institucion i pavarur nga qeveria, dhe roli i saj është të rrisë rolin auditues dhe të dërgojë shkelësit para drejtësisë”, theksoi Shehu.