Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Politike - 69 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Denis Dedej
Zyrtarizohen emrat e rinj të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Mesditën e djeshme, 21 numëruesit kanë firmosur procesverbalet përfundimtare, të cilët shpallin dhe fituesit e garës për të qenë anëtar i një prej forumeve më të larta të socialistëve. Pas mbledhjes së tabelave të numërimit, rezultati është publikuar nga deputeti socialist, Besnik Baraj. “Falënderojmë të gjithë delegatët që qëndruan në radhë të gjata deri vonë për të shprehur vullnetin me votë. Duhet nënvizuar se numërimi ishte disi i ngadaltë për shkak se çdo votues është shprehur për 189 individë, 128 kandidatë burra dhe 61 kandidate gra. Numëruesit punuan vullnetarisht me dy turne dhe u shprehim mirënjohjen për detyrën e vështirë që kryen”, – deklaroi Baraj.
Ai publikoi një listë sipas rendit alfatbetik, ku ishin përfshirë sëbashku emrat e burrave dhe grave të votuara. Procesi ka përfunduar pasi u deshën tre ditë që të arrihej në leximin e votave të 1500 delegatëve që votuan në Kongresin e 5 nëntorit.
Nga grupi i numërimit mësohet se disa prej më të votuarve në listën shumë emërore janë Ilir Beqja, Artan Shkëmbi dhe Stefan Çipa. Për sa i përket grave, më të votuarat ishin Lindita Nikolla dhe Adelina Farrici. Një përkrahje ka pasur për emrat që janë rikthyer në forumet e Partisë Socialiste. Vendosja në listë e shumë prej të larguarve duket se ka gjetur mbështetjen e delegatëve. Këto emra, të ndihmuar edhe nga lobingu i fortë i deputetëve socialistë, të cilët kanë punuar me delegatët e qarqeve të tyre për t’i votuar ato, janë radhitur ndër të parat e listës. Ish-deputetët socialist Bukurosh Stafa që votoi në vitin 2007 për Presidentin Topi dhe Musa Ulqini, i cili nuk është vendosur në listat e deputetëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Nga kritikët e kryesocialistit kanë hyrë në Asamblesë vetëm Mimoza Hafizi dhe Ilir Zela. Ndërsa Eva Allushi, Edlira Haxhiymeri, Ermira Danaj dhe Saemira Pino nuk do të jenë pjesë e këtij forumi. Lista me votat përkatëse nuk është bërë publike nga Partia Socialiste.
Një garë e fortë ka qenë midis kryetarëve të bashkisë, të cilët, sipas statutit të Partisë Socialiste duhet që t’i nënshtroheshin garës për të hyrë në Asamblenë Kombëtare, me përjashtim të 7 prej bashkive më të mëdha në vend. Ky forum i lartë i selisë rozë do të ketë 233 anëtarë, 120 prej të cilëve u zgjodhën nga delegatët e Kongresit të PS-së. 123 të tjerë që i shtohen kësaj strukture janë deputetët e grupit të PS-së, ish-kryeministrat socialistë, ish-kryetarët socialistë të Kuvendit dhe kryetarët e rrethit.
Burime nga selia rozë bëjnë të ditur për gazetën “Shekulli” se do të jetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili do të thërrasë mbledhjen e parë të Asamblesë së re Kombëtare, që pritet të ndodhë brenda këtij muaji. Në këtë mbledhje do të zgjidhen dhe anëtarët e dy strukturave shumë të rëndësishme, siç është Kryesia dhe sekretarët socialistë. Për këtë të fundit pritet që të ketë dhe debate pasi disa prej këtyre pozicioneve nuk funksionojnë prej kohësh.
Më të votuarit
Artan Shkëmbi
Ilir Beqja
Stefan Çipa
Adelina Farrici
Lindita Nikolla
Përpunohet lista me kandidatët rezervë për Asamblenë Kombëtares
Përpunimi i rezultateve të votimit për anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare do të hyjë në një tjetër fazë. Strukturat e Partisë Socialiste po punojnë që të rendisin të gjitha të dhënat dhe do të saktësojnë se kush prej kandidatëve vjen pas vizës së vendosur për fituesit e kësaj gare. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se do t’i kushtohet një rëndësi fazës së dytë të llogaritjes së votave, pasi duhet të ketë një saktësim për personat që do të vijnë pas numrit 80 të listës së burrave dhe numrit 40 nga lista e grave. Ky proces merr një rëndësi pasi mund të ketë ndryshime gjatë katër viteve që do të ushtrojë funksionin kjo Asamblesë Kombëtare dhe mund të ketë individë që do të largohen apo që do të kooptohen. Në të gjitha rastet, Partia Socialiste do të ketë një listë me emra që do të zëvendësojnë ose do t’i shtrohen një prej forumeve më të larta të socialistëve.
Çfarë do të ndodhë në mbledhjen e Asamblesë, sipas statutit të PS
Asambleja Kombëtare e PSSH zgjedh Kryesinë e PSSH. Numri i anëtarëve të Kryesisë miratohet nga AK me propozim të kryetarit të Partisë. Kryetari i PSSH propozon deri në 1/3 e kandidaturave më shumë se numri i miratuar për anëtarë të Kryesisë. AK e PSSH ka të drejtën e propozimit të kandidaturave shtesë për anëtarë të Kryesisë. Çdo kandidaturë shtesë mbi listën e propozuar për anëtar të Kryesisë së PSSH nga AK duhet të ketë mbështetjen e 10 perqind të anëtarëve të AK.
Asambleja Kombëtare e PSSH me propozim të Kryetarit të Partisë miraton numrin dhe strukturën e Sekretariatit. Kryetari i Partisë i paraqet AK për miratim kandidaturat për Sekretarë të PSSH për secilin post nga përbërja e Kryesisë së PSSH. AK ka të drejtë të propozojë kandidatura alternative për funksione të veçanta për Sekretarët. Çdo kandidaturë alternative për poste të veçanta për Sekretar të PSSH duhet të ketë mbështetjen e 20 perqind të anëtarëve të AK. Kandidatët për Sekretarë të PSSH duhet të kenë të paktën një mandat si anëtarë të AK të PSSH.
Anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare
Nr. Emri, mbiemri
1 Adelina Farrici
2 Adriana Berberi
3 Adriatik Zotka
4 Afrim Bakaj
5 Agron Dibra
6 Agron Duka
7 Aldrin Dalipi
8 Alketa Hila
9 Anastas Angjeli
10 Anastas Murati
11 Anila Batalli
12 Anila Çobani
13 Arben Xhina
14 Arber Mazniku
15 Ardian Myslimaj
16 Ardit Kaja
17 Arjan Sula
18 Artan Lame
19 Artan Shkëmbi
20 Artur Bardhi
21 Azis Tahiri
22 Bardha Bajraba
23 Bardhyl Gjyzeli
24 Bashkim Haxhiu
25 Bashkim Zeneli
26 Besnik Dervishi
27 Besnik Shehu
28 Bledar Doracaj
29 Bledar Skënderi
30 Blendi Çuçi
31 Brisida Shehaj
32 Bukurosh Stafa
33 Dhimo Kote
34 Doloreza Sinanaj
35 Dritan Bici
36 Dritan Hila
37 Edi Bejko
38 Edmond Leka
39 Ejana Xhixha
40 Elida Gjermeni
41 Elisa Spiropali
42 Ergys Hoxha
43 Eridian Salianji
44 Erieta Allhysa
45 Erion Velia
46 Ervin Bushati
47 Etiona Hoxha
48 Etleva Bishaj
49 Fatos Kaja
50 Fatos Tushe
51 Fiqiri Xibri
52 Fjoralba Vukatana
53 Fredi Kokoneshi
54 Genc Guga
55 Genci Gjoncaj
56 Gent Gazheli
57 Genti Tare
58 Gerta Gjuzi
59 Gerta Lubonja
60 Gëzim Tushi
61 Gjok Jaku
62 Gjon Bardhi
63 Harilla Mile
64 Hasan Muça
65 Hasie Zeneli
66 Ilir Beqja
67 Ilir Çela
68 Ilir Pendavinji
69 Ilir Zela
70 Irena Kallço
71 Iris Luarasi
72 Jani Jovani
73 Keti Bazhdari
74 Kiço Londo
75 Klement Ndoni
76 Kleves Muja
77 Koli Beli
78 Kozeta Fino
79 Krenar Cenollari
80 Lavdrim Sahitaj
81 Lili Nushi
82 Lindita Nikolla
83 Luan Hajdaraga
84 Luljeta Arapi
85 Majlinda Bufi
86 Maqo Lakrori
87 Megi Ajtyresa
88 Mehmet Hasalami
89 Merita Qato
90 Mezan Malaj
91 Mimoza Hafizi
92 Mira Shehu
93 Musa Ulqini
94 Namik Kopliku
95 Natasha Hodaj
96 Natasha Paço
97 Ndre Legisi
98 Ndriçim Hysa
99 Ndue Ndreca
100 Nevila Lika
101 Pelivan Sina
102 Petrit Ago
103 Petrit Ismaili
104 Petrit Malaj
105 Pranvera Begolli
106 Rajmonda Balilaj
107 Rajmonda Gjoni
108 Rakip Suli
109 Rovena Bahiti
110 Shkëlqim Cani
111 Sokol Skura
112 Stefan Çipa
113 Suzana Hakrama
114 Tërmet Peçi
115 Teuta Korreshi
116 Theodhori Sallaku
117 Valbona Doçi
118 Valbona Zylyftari
119 Vangjel Ndreko
120 Vasil Arbaçi