Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Kronike - 35 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mbërrin në Rinas trupi i Prokurorit Xhevat Hana, i cili po pritet me nderime nga familjarët dhe kolegët e tij.
Hana ndërroi jetë në Itali në datën 5 janar, ndërsa luftoi për të përballuar një sëmundje të rëndë.
Homaxhet do të zhvillohen ditën e martë, nga ora 11.00 deri në 12.00, në ambientet e Qëndrës Kulturore të Ushtrisë, për tu përcjellë më pas në varrezat e Shish- Tufinës.
Ai ishte një prej prokurorëve më të njohur të Shqipërisë në mënyrë të veçantë për profilin e çështjeve me karakter korruptiv të zyrtarëve të lartë shtetëror.
Çështja e fundit me të cilën ai po merrej ishte edhe ajo mbi zhdukjen e biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, në vjeshtën e vitit 1995 nga shërbimi sekret shqiptar.