Publikuar me : 03.11.2011 Ne :
Kronike - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mbeten në burg 3 të rinjtë që vranë dy ditë më parë të moshuarën Emine Rrota në Korçë. Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ergys Rushitaj, 18 vjeç, M.K., 17 vjeç dhe Taulant Mukën, 19 vjeç, të cilët se kanë vrarë me mjete të forta 86-vjeçaren Emine Rota, pasi kjo i ka pikasur teksa i grabisnin shtëpinë.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Poloskë të Devollit. Kanë qenë fqinjët e gruas së moshuar, ata të cilët kanë gjetur trupin e saj të pajetë dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Pas hetimeve të kryera, u arrit të identifikoheshin dhe u arrestuan 3 të rinjtë që kryen vrasjen.