Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mbetje radioaktive te groposura nen parkingun e kompleksit turistik

Publikuar me : 09.10.2011 Ne : Kronike - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

CASARETA – Një vend shkarkim plehrash radioaktive nëntokë! Themelet e një parkingu, të mbushura me mbeturina të rrezikshme të industrive të Italisë së Veriut! Drama e filmit Gomorra gërshetohet me realitetin në Castel Volturno, ku policia ka gjetur disa tonelata mbetjesh të rrezikshme, disa nga të cilat ishin radioaktive nën dyshemenë e çimentuar të një klubi privat. Prania e këtij vend shkarkimi abuziv është treguar nga Emilio di Caterino, një nga ish-njerëzit e fuqishëm të klanit të kasalezëve, sot bashkëpunëtor me drejtësinë.

 

Hedhja e betonit – Di Caterino, ish-besnik ndaj fraksionit të bandës së drejtuar nga bosi Francesco Bidognetti tregoi vendin ku klani kishte groposur mbetjet: kantieri i një parkingu privat në ndërtim. I kishin mbuluar me një shtresë çimento. Pas hetimeve nga agjentët, dëshmia e të penduarit u vërtetua: vend shkarkimi radioaktiv ndodhet nën hapësirën ku parkohen makinat e klubit argëtues Ippocampos. Ky është një ambient privat i ndërtuar pranë Volturnos. Drejtuesit e biznesit duket se nuk dinë asgjë për çështjen: pronari, Sergio Pagnozzi e bleu terrenin në një ankand në 2003, pas falimentimit të pronarëve të mëparshëm, Leopoldo dhe Michelle Mauriello.

 

Vend shkarkim, restorant dhe pishinë – Në një investigim në vendngjarje këtë të premte (dje), Di Caterino i drejtoi agjentët në vendin ku ishte bërë derdhja abuzive që në 1994. Vetëm në vitet më vonë u krijua kompleksi, shumë i frekuentuar, i cili përmban një restorant, një bar, një pishinë dhe një maneggio. Në këtë vend, tregoi bashkëpunëtori i drejtësisë, u shkarkuan kamionë të tërë me mbetje të rrezikshme që vinin nga Veriu pikërisht si në filmin Gomorra. Vend shkarkimi shtrihet në një zonë rreth 7 mijë metra katrorë, e cila është sekuestruar.

 

Majat e radioaktivitetit – Për të hetuar mbi trafikun e mbetjeve të drejtuara nga mafia Kasaleze, agjentët e skuadrës së lëvizshme të Casal di Principe u drejtuan nga zëvendëskomisari Alessandro Toko me koordinimin e kreut antimafia të qarkut Catello Maresca. Për të verifikuar praninë e substancave radioaktive u përdor një aparaturë e veçantë. Teknikët e ARPAC, morën kampione materialesh dhe në javët në vazhdim do të jenë në gjendje të thonë se çfarë substancash janë groposur nëntokë. Mbetjet, të futura në qese tip-juta, janë ngurtësuar aq shumë të bashkuara me betonin sa buldozerët nuk i heqin dot.

 

*Marrë e plotë nga numri i djeshëm i gazetës italiane “Corriere del Mezzogiorno”

 

 

Dekretimi i ligjit të plehrave, ende paqartësi mbi qëndrimin e Presidentit

Dje ishte afati i fundit ligjor kur Presidenti duhej të jepte firmën e tij për të dekretuar ligjin e miratuar nga qeveria dhe mazhoranca parlamentare për importin e plehrave me qëllim riciklimi në vendin tonë.

Në faqen zyrtare të Presidencës nuk kishte një dekret që i jepte “lejekalimi” këtij ligji. Po ndërkohë duhet pritur për të mësuar nëse presidenti Topi ka vendosur ta kthejë këtë ligj sërish në Kuvend me një argumentim, apo ka vendosur ta kalojë në heshtje siç parashikohet dhe në procedurë, sipas së cilës ligji hyn në fuqi pas mbarimit të afatit kur kreu i shtetit duhet të shprehet për të.

Afati ligjor është mbushur, por nuk është e qartë nëse llogariten në këtë afat edhe ditët e fundjavës që konsiderohen ditë pushimi. Të pyetur rreth kësaj, zëdhënësit e shtypit të Presidencës nuk komentuan.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 64 here.
Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioniDhune seksuale ndaj nje te miture, foto arkiv Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg pasi e përdhunuan dhe e nxorën në rrugë një vajzë rumune që të prostituonte. Vajza ngriti i denoncoi  shqiptarët duke i futur në burg për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturave. Ngjarja daton rreth 2 vjet më parë në Sansepolcro, ku ajo një 17-vjeçare nga Rumania e sapombërritur në Itali, merret dhe mbyllet në një dhomë ku dy shqiptarë e mbajnë të mbyllur dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit