Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 40 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryesia e grupit parlamentar të Partisë Socialiste sot zhvilloi mbledhjen e fundit për këtë vit. Në mbledhje u diskutua në lidhje me ecurinë e opozitës në parlament. Mbledhja e grupit të PS-së zgjati 2 orë dhe përveç seancave të fundit parlamentare kishte në fokus të diskutimeve të saj dhe planin e veprimit për sezonin e ri politik.
Në mbledhje u ra dakord që deputetët e opozitës duhet të kërkojnë në Kuvend më shumë nisma ligjore.
Pas kompromisit të arritur mes 2 kampeve politike, opozita ka votuar një sërë nismash që kërkonin 3/5 e votave në Kuvend, rasti më i fundit ishte ai për Avokatin e Popullit.