Publikuar me : 13.09.2011 Ne :
Kronike - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 16-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar nga punonjësit e Seksionit Kundër Narkotikëve për kultivim të lëndëve narkotike.
Xh. S., 16 vjeç, banues në fshatin Bejar të Mallakastrës kishte mbjellë bimën narkotike pikërisht në dhomën ku flinte. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti të mbjella 12 rrënjë kanabis sativa.
Materialet procedurale në ngarkim të 16-vjeçarit Xh.S, do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. /
K. Thana